E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

“VUÇIÇ NA SHITI PA KUSHTE”, PROTESTË NË VERI TË KOSOVËS KUNDËR PRESIDENTIT SERB

Një pjesë e serbëve të Kosovës reaguan ashpër ndaj pranimit të propozimit europian nga Serbia si kornizë e re negociuese për marrëveshjen finale.

Iniciativa qytetare “Mbijetesa Serbe” njoftoi se të mërkurën do të mbajë një protestë në Mitrovicën e Veriut kundër presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

“Politikat e tmerrshme negociuese nga presidentit Vuçiç dhe pranimi pa kushte i marrëveshjes së re”, rreshtohen mes arsyeve të këtij manifestimi.

Më pas thuhet se serbët do të protestojnë kundër sulmeve të vazhdueshme me motive etnike, prezencës së njësive të armatosura të policisë së Kosovës dhe uzurpimit të pronës private të qytetarëve nga qeveria e Prishtinës.

Të fundit