E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

VIDEO / BALLKANI PERENDIMOR: VIZAT DHE MALLI PËR MË TË DASHURIT

Procedurat afatgjata, komplekse dhe shkalla e lartë e refuzimeve të vizave, gjatë viteve të fundit, kanë reduktuar ndjeshëm numrin e qytetarëve të Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës që duan të vizitojnë njëri-tjetrin.

Mirëpo, duket se këtyre pritjeve u ka ardhur fundi: Nëntorin e kaluar shefat e qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në samitin e Berlinit në kryeqendrën gjermane firmosën edhe Marrëveshjen për Lirinë e Lëvizjes me letërnjoftim.

Një rol të rëndësishëm për nënshkrimin e këtij dokumenti, që së shpejti pritet të hyjë në fuqi, pati Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Majlinda Bregu. Për rëndësinë e këtij akti Bregu bisedoi me aktorin e njohur Alban Ukaj i cili prej vitesh jeton në Sarajevë dhe që për shkak të problemeve të njohura politike, prindërit e tij të cilët jetojnë në Kosovë, shumë rrallë kanë mundur ta vizitojnë.

Ndiqnie bashkëbisedimin në videon e mëposhtme!

Të fundit