E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

VIDEO-INTERVISTË, AVZIU: INVESTIMI GJIGANT ITALIAN DO TA GJALLËROJË KODRËN E DIELLIT

Tashmë është në fazën e finalizimit marrëveshja me kompaninë italiane “Techno Alpin” për investim strategjik në Kodrën e Diellit. Një investim i shumanshëm që pritet t’ia rikthejë shkëlqimin kësaj qendre turistike. Në një intervistë për KDP, drejtori gjeneral i “ELEM TURS” Adem Avziu thotë se kompania italiane është me renome ndërkombëtare dhe njëkohësisht një gjigant i borës artificiale. Sipas tij, marrëveshja është në fazën përgatitore, ndërkohë që pritet të miratohet në qeveri dhe më pas në parlament. Ai thotë se me ndërtimin e tre parkingje të reja do të lehtësohet dhe shmanget bllokimi i trafikut, ndërsa në një të ardhme sa më afërt do të fillojë të ndërtohet edhe teleferiku i ri nga Tetova deri në Kodrën e Diellit.

Intervistoi: Enis Shaqiri

Muaj më parë u prezantua ofertuesi për zbatimin e projektit strategjik për zhvillimin e qendrës së skijimit Kodra e Diellit. Investues strategjik do të jetë kompania italiane “Techno Alpin”. Kush është investitori “TechnoAlpin”,  kur pritet që të fillojnë këto investime, si do të duhet që të zgjidhet njëherë e përgjithmonë problemi i komunikacionit të rënduar në Kodrën e Diellit, mes tjerash, sa faza të realizimit përfshin ky projekt.

Në një intervistë ekskluzive për KDPOLITIK.COM, drejtori gjeneral i “ELEM TURSAdem Avziu thotë se “Techno-Alpin”, është një kompani gjigande dhe udhëheqëse botërore në prodhimin dhe instalimin e sistemeve të borës artificial,  dhe aktualisht mbulon 70 për qind të tregut për sistemet e borës artificial në botë. Ai thotë se marrëveshja momentalisht është në faze përgatitore., ndërkohë  që pritet të kalojë në qeveri, ndërsa më pas duhet që të kalojë në parlamentin e RMV-së për t’u aprovuar.

Techno Alpin është një kompani me renome botërore, gjigand në sistemin e borës artificial, mbulon 70përqind të tregut botëror me sisteme të bores artificiale, si dhe është prezente në të gjitha kontinentet e botës, gjithashtu edhe në Evropë. Realisht planifikohet që marrëveshje të nënshkruhet sa më shpejtë që është e mundur, ku e njëjta është edhe në faze përgatitore që të kalojë edhe në qeveri, ku pastaj duhet të bartet në parlamentin e RMV-së për t’u aprovuar e njëjta. Dhe e gjitha kjo më pastaj do të varet prej tempos dhe hapave për të nënshkruar këtë marrëveshje, ku më pastaj do të fillojnë konkretisht edhe punët në terren”, deklaron Avziu

Sa i përket komunikacionit të rënduar, Avziu thotë se me ndërtimin e tre parkingje të reja do të lehtësohet dhe shmanget bllokimi i trafikut, ndërsa në një të ardhme sa më afërt do të fillojë të ndërtohet edhe teleferiku i ri (gondolë) nga Tetova deri në Kodrën e Diellit.

Shpëtimin e vetëm të qendrës rekreative dimërore Kodra e Diellit, Avziu e sheh tek investitori italian “Techno Alpin”. Sipas tij, paralajmërimet e kësaj kompanie gjigande për zbatimin e projektit strategjik, do  t`i jepnin epilog gjallërimit të Kodrës së Diellit, ndërkohë që benifite njëkohësisht do të kishte dhe për Tetovën edhe për shtetin.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

 

Të fundit