E martë, 31 Janar, 2023

SHUHET MJEKU I NJOHUR ISUF KALO

Të enjten ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare mjeku i njohur Isuf Kalo. Mësohet se ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Kalo ka qenë për një kohë të gjatë mjeku personal i Enver Hoxhës. Sikurse transmeton kdpolitik.com, ai është autor i një sërë botimesh në shtypin mjekësor të vendit dhe jashtë saj, si dhe ka qenë anëtar nderi i disa komiteteve ndërkombëtare dhe shoqatave mjekësore në Evropë. Midis 1991 dhe 2004 ai u punësua nga Zyra Rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën (në Kopenhagë), duke drejtuar Programin Evropian të Diabetit dhe më vonë Programin e Cilësisë së Sistemit Shëndetësor në Evropë.

Kush ishte Iusuf Kalo?

Kalo ka lindur në vitin 1942 në Tepelenë. Studimet i ka përfunduar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, në vitin 1964.

Prof. Kalo u specializua në disa vende evropiane për diabetologji dhe endokrinologji. Ai është një nga pionierët e këtij domeni në Shqipëri. Për disa vite ka qenë kryetar i Endokrinologjisë dhe Sëmundjeve Metabolike në Fakultetin e Mjekësisë dhe në Spitalin Universitar të Tiranës. Ai është Doktor i Shkencave Mjekësore, Profesor i Mjekësisë dhe i nderuar me Çmimin Punëtor Shkencëtar i Dalluar i Shqipërisë.

Në vitin 1985, Isuf Kalo ishte mjeku personal i Enver Hoxhës. Për këtë fakt. disa herë në intervista të ndryshme është pyetur dhe Kalo ka përcaktuar atë që ishte marrëdhënie personale me udhëheqësin komunist dhe marrëdhënien pacient-doktor. Ai thotë: “Ka pak teprim në definimin tim, si mjeku personal i Enver Hoxhës, çka presupozohet, sikur gjatë gjithë jetës së tij Enver Hoxha ka pasur mjek, Isuf Kalon. Nuk është kështu. Enver Hoxha ka pasur mjekë më përpara. Ka qenë Prof. Hoxha, që i zbuloi diabetin, para tij ka qenë Dervishi, një doktor tjetër që iku në Çeki dhe kështu me radhë. Pas kësaj, në kohën që ai u sëmur dhe koincidon me prezencën time 15 vjeçare aty, u ngrit një ekip mjekësor, i cili plotësonte gjërat që më mungonin mua, në ekspertizë…ishte në aspektin e urgjencës ose në ndonjë aksident, që mund t’i ndodhte por edhe në anën kardiake të zemrës. Pra, unë kam pasur rolin e mjekut të tij dhe të familjes. Kam ardhur shumë i ri, këtu, në bllok. Kam ardhur 23 vjeç dhe në njëfarë mënyre u rrita këtu edhe fizikisht dhe profesionalisht, edhe emocionalisht”, – ka thënë dr. Kalo.

Midis 1991 dhe 2004 ai u punësua nga Zyra Rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën (në Kopenhagë), duke drejtuar Programin Evropian të Diabetit dhe më vonë Programin e Cilësisë së Sistemit Shëndetësor në Evropë. Ai është autor i një sërë botimesh në shtypin mjekësor të vendit të tij dhe jashtë saj, si dhe është anëtar nderi i disa komiteteve ndërkombëtare dhe shoqatave mjekësore në Evropë.

Berisha: Ishte ekspert u përmasave europiane

Ish-presidenti Sali Berisha, koleg dhe mik i të ndjerit, në një status në facebook ka thënë se ai ishte një nga promotorët kryesor të zhvillimit të endorinologjisë në tërësi dhe diabetologjisë në veçanti në Shqipëri:

„Mjek i talentuar, studiues i apasionuar, humanist i përkushtuar, Prof.Dr Isuf Kalo disa dekada dha një kontribut thelbësor në diagnozen dhe mjekimin e mijëra e mijëra të semurëve me diabet dhe edukimin e tyre. Ai ka qenë dhe një nga mjekët personal të diktatorit Hoxha, por ai me aftesitë e tij, njerëzinë, dashurinë, përkushtimin për të sëmurët nuk u shkëput asnjeherë nga ndihma, përkujdesja, mjekimi i të sëmurëve të të gjitha shtresave. Me eksperiencën e tij të çmuar në fushën e diabetologjisë dhe edukimit të të sëmurëve dibetik, studimet e tij serioze shkencore, publikimet e rëndësishme brenda dhe jashtë vendit Prof.Dr Isuf Kalin u bë një ekspert i përmasave europiane në fushën e tij,“- ka shkruar

Meta: Shembull i misionarit dhe intelektualit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka shprehur ngushëllimin e tij pas ndarjes nga jeta të mjekut të njohur Isuf Kalo ditën e sotme. Meta shkroi në rrjetet sociale se i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes për këtë humbje të pazëvendësueshme, ndërsa shtoi se Kalo përfaqësonte si rrallëkush vlera të mëdha si humanizmi, thellësinë e kumtimit shkencor, kulturën e gjerë erudite dhe novatorizmin e ideve mjekësore dhe sociale.

“Në këtë moment të ndarjes nga jeta të Profesor Isuf Kalo i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së tij të dashur për këtë humbje të pazëvendësueshme. Kam pasur kënaqësinë e veçantë ta njoh nga afër Profesor Isuf Kalon, që përfaqësonte si rrallëkush vlera të mëdha si humanizmi, thellësinë e kumtimit shkencor, kulturën e gjerë erudite dhe novatorizmin e ideve mjekësore dhe sociale. Kontributet e Isuf Kalos për dekada të tëra në fushën e shëndetësisë kanë shënuar gjurmë, që do të mbeten të pashlyera në historinë e Shkencës Mjekësore shqiptare, qoftë si Profesor, por edhe në kërkimin dhe publicistikën mjekësore. Profesor Isuf Kalo ishte një shembull i misionarit dhe intelektualit, që pa u ndalur kumtoi gjatë gjithë jetës shkencën dhe përvojën personale aq të pasur e të larmishme brenda dhe jashtë vendit. U prehtë në paqe dhe i paharruar qoftë kujtimi dhe vepra e tij!”, – shkruan kryetari i Partisë së Lirisë.

Manastirliu: I paçmuar për mjekësinë shqiptare

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të mjekut të njohur, Isuf Kalo. Ministrja tha se kontributi i profesor Isuf Kalos është i paçmuar për mjekësinë shqiptare, në shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT për disa dekada. Ajo ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen dhe kolegët e profesorit. “Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të prof. Isuf Kalos. Bisedën e fundit me prof. Kalon e pata në mesin e dhjetorit, kur e ftova për të marrë pjesë në një prej atyre ngjarjeve që për profesorin ishin ‘pikë e dobët’, akreditimi i institucioneve shëndetësore. Një proces që kishte pionier prof. Kalon dhe vizionin e tij. Por kontributi i profesor Isuf Kalos është i paçmuar për mjekësinë shqiptare, në shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT për disa dekada,“ – ka nënvizuar Manastirliu.

Të fundit