E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

NË KUJTIM TË RUGOVËS, NJË MOMENT I VEÇANTË!

Shkruan: Fahri Musliu

Më rastin e 33-vjetorit të formimit të LDK, po i rikujtoj dhe publikoj dy ngjarje që lidhën me ish kryetarin Ibrahim Rugova:

1. Lidhjen Demokratike të Kosovës, si njëra nga partitë e para të pluralizmit politike në ish-Jugosllavi, e ka regjistruar, në dhjetor të vitit 1989, avokati Hysni Bytyqi në Sekretariatin Federativ të Drejtësisë në Beograd, drejtuar nga Vllado Kambovski.

2. Kryetari i atëhershëm i LDK-së, Dr Ibrahim Rugova, intervistën e parë në këtë cilësi e ka dhënë për gazetën e njohur amerikane, “New York Times” në zyrën e korrespondencës e gazetës “Rilindja” në Beograd, në prill të vitit 1990, të zhvilluar nga gazetari I njohur, veteran, Dejvid Bajden. Me zotin Rugova ishte Veton Surroi në cilësinë e përkthyesit dhe vozitësi e truproja (nuk më kujtohet emri).

Pas intervistës pata nderin që për kryetarin Rogova, Vetonin, truprojën dhe gazetarin Seladin Xhezairin, të shtroj një drekë në restorantin e njohur “Madera”. Personeli i restorantit, me të cilët njihesha gjatë, e shërbyen dhe e nderuan zotin Rugova si lider që qysh atëherë u bë i njohur. Të gjithë ishim të disponuar, dhe biseda gjatë drekës ishte përmbajtësore e me shumë shaka.

Nga një konferencë shtypi e Ibrahim Rugovës në vitin 1990. Foto: Ilaz Bylykbashi 

 

Të fundit