E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

INTERVISTE/ NUREDINI: TË JEMI EFIKAS NË PËRDORIMIN E ENERGJISË PËR NGROHJE, TË MOS PËRDORIM MATERIALE TË DËMSHME (VIDEO)

Nê një intervistë ekskluzive për KDPOLITIK.COM, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini thotë se pas marrëveshjes së Parisit, ministria që ai drejton propozon që Republika e Maqedonisë së Veriut t’i ulë gazrat serë. Në këtë drejtim është krijuar një strategji që përfshin gjashtëdhjetë e dy masa deri në vitin 2030, mes tyre implementimi i energjisë efikase, ndryshim i transportin publik si dhe ndryshimi i makinave. Në lidhje me krizën energjetike Nuredini thekson se duhet të bëhemi deri diku të pavarur, të kemi një strategji rajonale me fqinjët tanë për energjinë tonë dhe të mos varemi vetëm nga një burim.

Intervistoi: Puhiza Osmani

Sa i përket ndotjes së ambientit, ai thotë se do të investohet në strukturën bazike, d.m.th ndërtimin e deponive rajonale për komunat e vendit. Sipas tij, është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me komunat, të cilat duhet të investojnë në mjedisin jetësor.

Nuredini gjithashtu në këtë intervistë flet për rëndësinë e shpalljes së “Malit Sharr” park kombëtar, mbrojtjen e këtij parku nga prerja e drunjtëve si dhe ndërtimet e jashtëligjshme.

Sa i përket mbrojtjes së liqenit të Ohrit nga UNESCO, ministri u shpreh se po përpiqen që të gjejnë një plan afatgjatë për mbrojtjen e rajonit të liqenit të Ohrit, që të mundësojnë një zhvillim më të qëndrueshëm për të krijuar turizëm ndërkombëtar.

Nuredini thotë në këtë intervistë se në një konferencë online me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliun, është biseduar për mirëmbajtjen e zonave të monumenteve natyrore që shtrihen në shtetet fqinje dhe për krijimin e një strategjie afatgjatë për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në këta zona.

 

Intervistën e plotë mund ta ndiqni më poshtë.

 

 

Të fundit