E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

VIDEO/INTERVISTË, ADMIRIM HALITI: REFORMAT NË ADMINISTRATË, DREJTORËT DO TË ZGJIDHEN ME KONKURS

Në një intervistë ekskluzive për KDPOLITIK.COM, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Haliti thotë se ministria që ai drejton e ka të finalizuar draft-versionin e ligjit për nëpunës të lartë, ku parashihet që drejtorët e institucioneve të zgjidhen me konkurse  dhe jo nga ana e subjekteve partiake. Në këtë drejtim Haliti thotë se në nivel të Qeverisë si dhe të Parlamentit janë krijuar edhe grupet e punës, ndërkaq plani i ministrisë pritet që të startojë me një numër të caktuar të institucioneve, gjegjësisht 130 institucione.  Brenda disa muajve pritet që ligji të finalizohet.

Intervistoi: Enis Shaqiri

Sa i përket propozim-ligjit për nëpunësit administrativ, ku parashihet pagë më e lartë prej 10 mijë denarëve për rreth 5 mijë nëpunës administrativ për dallim nga nëpunësit e institucioneve të tjera publike, Haliti thotë se është krijuar një trend ku nëpunësit ikin nga ministritë si dhe sekretariatet në drejtim të komunave, apo agjencive për rroga më të mëdha.

Ky ligj ka shumë nene të cilat mendojmë se do ta bëjnë më të mirë punën e nëpunësve adminstrativ, gjegjësisht edhe institucionet tona do të jenë më efektive në punën e tyre ku edhe do të jetë një komponent e rëndësishme në reformimin e administratës publike, sepse kemi një trend ku punëtorët ikin nga ministritë dhe sekretariatet, shkojnë punojnë nëpër komuna, agjencione ose vende tjera për rroga më të mëdha. Prandaj, ajo çka rekomandojnë ekspertët është të diskriminohen pozitivisht punëtorët të cilët janë nëpër ministri dhe sekretariate, sepse këto krijojnë politika, d.m.th të gjitha ligjet në RMV kryesisht vijnë nga ministritë, ku ministritë i dërgojnë në qeveri, ndërsa qeveritë në parlament”, deklaron Admirim Haliti

Sipas tij, ky ligj nuk bie në kundërshtim me kushtetutën pasi që paradigma e institucionit për anti-korrupsion është se nëpunësitë e bëjnë punën e njëjtë, ndërkaq siç thotë ai, Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë  ka të dhëna empirike se nuk bëhet puna e njëjtë.
Ekspertët, thotë Haliti, rekomandojnë që rrogat në ministri dhe sekretariate të jenë pak më të larta, me të vetmen arsye që këto vende të jenë më atraktive për nëpunësit e administratës publike.

Tashmë është e ditur se Shqipëria në krahasim me vendet e tjera të rajonit po i prin procesit të digjitalizimit në shërbimet publike.  Ministri Haliti thotë se Kryeministri i Shqipërisë, vitin e kaluar caktoi një afat kohor për institucionet që të digjitalizojnë shërbimet publike, ndërsa situata në Maqedoninë e Veriut është ndryshe pasi që qeveria numëron më shumë parti politike, dhe si paradigmë Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë e ka inkluzivitetin që gjatë digjitalizimit dhe reformave të involvojë më shumë palë dhe t`i dëgjojë mendimet.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

Të fundit