E enjte, 2 Shkurt, 2023

RIZGJIMI I EVROPËS, MBËSHTETJE E FUQISHME PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

Mbajtja e Samitit të BE-së në Tiranë nga analistët shihet si refleks i Procesit të Berlinit, gjegjësisht mbështetjes së Ballkanit Perëndimor nga ana e BE-së. “Në sfondin e invazionit rus në Ukrainë, procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor do të duket ndoshta më i shpejtuar, por prapë gjykoj se integrimi do të ndodh sipas merativa nga shtetet aspirante sipas metodologjisë së re. Mbase duket sikur ka ndryshuar edhe paradigma e politikës amerikane për këtë rajon, pra nuk është vetëm siguria, por në veçanti edhe sundimi i së drejtës dhe me aks të destinuar, lufta kundër korrupsionit të lartë, në vendet e rajonit, ” thotë analisti Qenan Aliu. Sipas analistëve tashmë po fuqizohet Procesi e Berlinit si mekanizëm, ndërkohë që Ballkani i Hapur mbetet vetëm një hije, një rezonim propagandistik.

 

Shkruan: Enis Shaqiri

 

Samiti në Tiranë ka përfunduar, ndërkohë që analistët theksojnë se ky samit dha edhe sinjale konkrete në kuadër të premtimeve të paqarta, siç është rasti me nismën e Ballkanit të Hapur.

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e procesit të integrimit evropian, ndërkaq shtrohet çështja  nëse po merr impulse të reja dhe të fuqishme Procesi i Berlinit si mekanizëm i integrimit të Ballkanin Perëndimor, si dhe apo shuhet nisma e Ballkanit të Hapur ?

Analisti politik Qenan Aliu thekson për KDP se Procesi i Berlinit  si mekanizëm i politikës shtytëse po jep impulse të reja në kuadër të integrimit të Ballkanit Perëndimor, dhe se Tirana sipas tij u targetua si nikoqir i këtij eventi me të vetmin fakt, hapësira gjeografike e Shqipërisë e cila është interes gjeopolitik dhe gjeostrategjik i BE-së dhe SHBA-së

Po, Procesi i Berlinit  si mekanizëm politik shtytës e plotësues por gjithnjë në kuadër të politikave të BE-së padyshim se po jep impuls për shpejtimin dhe seriozitetin në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor. Mbase gjykoj se edhe samiti i BE-së i mbajtur më 6 dhjetor në Tiranë në një farë mënyre është refleks i këtij procesi. Tirana u targetua si nikoqir i këtij samiti për faktin se hapësira gjeografike e Shqipërisë është interes gjeopolitik e gjeostrategjik i BE-së dhe SHBA-së ndërsa shqiptarët populli më i besueshëm drejt këtyre politikave,” thotë Aliu

Aliu thotë se në parlamentet e vendeve përkatëse akoma nuk është ratifikuar akoma ndonjë marrëveshje në kuadër të Ballkanit të Hapur, andaj kjo pjesë sipas Aliut lë përshtypje se projekti Ballkani i Hapur ka më shumë rezonim propagandistik sesa politik dhe ekonomik.

Me këtë po shpërfaqet një hije e madhe ndaj  Ballkanit të Hapur, sepse asnjë marrëveshje e firmosur në kuadër të këtij procesi nuk është ratifikuar akoma në parlamentet e vendeve përkatëse. Andaj kur nuk ndodh kjo të lenë përshtypjen se projekti ka më shumë rezonim propagandistik dhe protagonizmi sesa politik e ekonomik. Pra në sfondin e invazionit rus në Ukrainë, procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor do të duket ndoshta më i shpejtuar por prapë gjykoj se integrimi do të ndodh sipas merativa nga shtetet aspirante sipas metodologjisë së re. Mbase duket që sikur ka ndryshuar edhe paradigma e politikës amerikane për këtë rajon, pra nuk është vetëm, siguria, por në veçanti edhe sundimi i së drejtës dhe me aks të destinuar, lufta kundër korrupsionit të lartë, në vendet e rajonit, ” thotë Qenan Aliu.

Kujtojmë se vizita e presidentit gjerman Steinmeier, pak ditë përpara samitit, në Shkup dhe Tiranë la të kuptohet se rajoni i Ballkanit Perëndimor mbetet lartë në agjendën evropiane, ndërsa Procesi i Berlinit është rruga që përshpejton integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Procesi i Berlinit u vendos në vitin 2014 me iniciativën e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, me qëllim të lidhjes dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor përpara se të anëtarësohen në BE.

Ndërsa Ballkani i Hapur u promovua si një nismë që premton kufij të hapur dhe lëvizje plotësisht të lirë të mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitaleve në rajon, pra është vazhdimësi e Mini-Shengenit ballkanik ku edhe u prezantua në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.. Edhe pse liderët e vendeve pjesëmarrëse në nismë siguruan se do ta realizojnë këtë premtim deri në fund të vitit 2023, nisma akoma nuk është as afër realizimit të këtij qëllimi. Marrëveshjet që janë nënshkruar deri më tani parashikojnë mekanizma që konfirmojnë të kundërtën, tregtia me mallra vazhdon të mbetet subjekt i kontrolleve kufitare dhe formaliteteve të importit, ndërsa qasja në tregjet e punës mund të jetë e kufizuar, madje edhe e ndaluar, për qytetarët nga vendet e tjera nënshkruese.

Të fundit