E enjte, 2 Shkurt, 2023

VIKTIMAT E “PADUKSHME” TË AGRESIONIT RUS NË UKRAINË

Rusia e Putinit ka shënjestruar dhe vrarë civilët dhe thuhet se ka deportuar me forcë qindra mijëra ukrainas, duke përfshirë fëmijë. Gjithashtu ka bombarduar një maternitet. Rusia ka vështirësuar jetesën në disa zona të Ukrainës. Ka shkatërruar furnizimet me energji elektrike dhe ujë, ka privuar ukrainasit nga ushqimi dhe ndihma humanitare dhe ka zhvendosur më shumë se 10 milionë njerëz brenda dhe jashtë Ukrainës. Kuptimi ligjor i gjenocidit përfshin “masa që synojnë të parandalojnë lindjet brenda grupit”, dhe veçanërisht “transferimin me forcë të fëmijëve të grupit në një grup tjetër”. Në këtë kuptim, gjithçka që Putini ka bërë këtë vit tregon se ai në fakt po kryen gjenocid.

Shkruan: Eljesa Dervishi

 Çfarë po ndodh me rrëmbimet masive të grave dhe fëmijëve ukrainas nga Rusia?

Askush nuk po flet për gratë dhe fëmijët ukrainas të cilët pushtuesit i kanë rrëmbyer dhe çuar larg, në brendësi të Rusisë. Ata janë viktimat e “padukshme” të luftës dhe do të mbeten të tilla edhe pas një armëpushimi.

Që nga kjo verë, rusët kanë dëbuar me forcë rreth 1.6 milionë ukrainas. Të dëbuarit janë kryesisht gra dhe 260,000 fëmijë. Ndërkohë, autoritet në Rusi po mburren se miliona ukrainas kanë gjetur “strehë” ose janë “birësuar” në Rusi.

Pse në veçanti gratë dhe fëmijët? Kjo ndodh sepse gratë në të ardhmen do të lindin foshnja “ruse” dhe jo “ukrainase”, dhe fëmijët do të harrojnë se kanë qenë ndonjëherë ukrainas dhe do të bëhen rusë.

Kjo përputhet me një arsyetim që Presidenti Putin ka dhënë gjatë gjithë kohës për pushtimin e tij. Në rrëfimin e tij, Ukraina nuk është aspak një vend, por thjesht një rajon i Rusisë që vuan nga “vetëdija e rreme” se është një komb.

Rusia ka shënjestruar dhe vrarë civilët dhe thuhet se ka deportuar me forcë qindra mijëra ukrainas, duke përfshirë fëmijë. Gjithashtu ka bombarduar një maternitet.

Rusia ka vështirësuar jetesën në disa zona të Ukrainës. Ka shkatërruar furnizimet me energji elektrike dhe ujë, ka privuar ukrainasit nga ushqimi dhe ndihma humanitare dhe ka zhvendosur më shumë se 10 milionë njerëz brenda dhe jashtë Ukrainës.

Kuptimi popullor i fjalës gjenocid (nga greqishtja për “vrasje e një fisi”) nënkupton vrasjen e çdo anëtari të një race ose kombi. Përkufizimi ligjor i “gjenocidit”, siç përcaktohet nga Kombet e Bashkuara në 1948 me Holokaustin në mendjen e të gjithëve, është më i gjerë. Ai përfshin vrasjen e anëtarëve të fisit, racës, kombit ose grupit. Bombardimi sistematik i Rusisë ndaj rrjetit elektrik të Ukrainës dhe infrastrukturës tjetër i përshtatet më së miri pjesës së përshkrimit të gjenocidit.

Kuptimi ligjor i gjenocidit përfshin gjithashtu “masa që synojnë të parandalojnë lindjet brenda grupit”, dhe veçanërisht “transferimin me forcë të fëmijëve të grupit në një grup tjetër”. Në këtë kuptim, gjithçka që Putini ka bërë këtë vit sugjeron se ai në fakt po përpiqet të kryej gjenocid.

 

Të fundit