E martë, 29 Nëntor, 2022

QEVERIA MERR NË BISEDË DIMOVSKIN, A DO T’I MERRET SHTETËSIA ORISCHENKOS?

Drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare (NSA), Viktor Dimovski, ka referuar sot para ministrave të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për mënyrën kontraverse të dhënies së shtetësisë Oleksandr Onishchenkos, një rusi etnik nga Ukraina që figuron në listën e zezë amerikane,  raporton KDPOLITIK.COM. 

“Qeveria informon opinionin se në përputhje me nenin 14 të Ligjit për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka kërkuar që të fillojë aktivitetet për anulimin e vendimit për pranim në shtetësi të Maqedonisë së Veriut për personin Oleksandër Onishchenko. Qeveria nisi kërkesën për heqjen e shtetësisë së Onishchenkos, pas seancës së mbajtur të qeverisë, në të cilën Agjencia e Sigurisë Kombëtare informoi për rastin”, kumtoi qeveria pas përfundimit të mbledhjes.

Dimovski është në Qeveri nga ora 14.00 e pasditës. Kjo është hera e fundit që Dimovski të referohet si drejtor i ASK seancës së qeverisë, sepse kryeministri shpalli përfundimin e mandatit të tij më 15 dhjetor. Kjo nuk do të thotë se shkarkohet shkaku i skandalit Onishchenko, por për shkak se shkon si ambasador në Paris.

Opozita mendon se Dimovski ka përgjegjësi morale si drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare, ku gabimi është bërë me shtetësinë e Onishçenkos dhe kjo duhet të reflektohet në postin e tij të ardhshëm. Përgjegjësi kërkohet edhe nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Në anën tjetër, VMRO-DPMNE pretendon se për drejtor të ri është një betejë e madhe brendapartiake në LSDM, për shkak të së cilës nuk është zgjedhur as shefi i kontrollit të brendshëm i ASK-së.

Nënshtetësia e Onishchenkos është ende aktive, pasi nuk ka mundësi ligjore për ta hequr atë pa kërkesën e tij personale dhe një inspektim të ri nga AKS. Onishchenko, siç ka bërë të ditur tashmë KOD, në hulumtimin e tij përmes një zyre avokatore në Shkup ka filluar procedurën për hapjen e një kompanie në Maqedoninë e Veriut që duhej të merrej me tregtinë e gazit dhe energjisë.

Puna për nënshtetësinë e Onishchenkos u përshpejtua në maj pasi u sigurua se ukrainasi kishte përvojë në tregtimin e gazit dhe mund të organizonte tregti me një çmim më të lirë. Pikërisht në atë periudhë, për shkak të sanksioneve, problemi i furnizimit të gazit u shfaq në mbarë Evropën ddhenë Maqedoninë e Veriut. Onishchenko aplikoi për shtetësi përmes Federatës së Kuajve në vitin 2020, në nëntor të vitit të kaluar mori mendimet e ANB-së dhe pas gjashtë muajsh, në mes të krizës energjetike, u bë shtetas i Maqedonisë për qëllime sportive.

Maqedonia e Veriut ka dhënë në vazhdimësi shtetësi kontroverse për persona me background kriminal, si: Sedat Peker nga Turqia, Reza Zarab nga Irani, Subrata Roj nga India, Stefan Dukic nga Serbia etj. Ndërkohë, mijëra qytetarë të Maqedonisë së Veriut ka kohë që presin dritë jeshile për shtetësi, edhe pse për një kohë të gjatë jetojnë dhe punojnë në vend dhe nuk kanë shtetësi tjetër. Pjesa më e madhe e tyre janë romë dhe shqiptarë etnik, kërkesat e të cilëve mbahen në ASK-në e Dimovskit.

Të fundit