E enjte, 1 Dhjetor, 2022

INTERVISTË, MARK WOTH: ÇDO QYTETAR MUND TË JETË SINJALIZUES I KEQQEVERISJES, RAPORTONI KORRUPSIONIN QË TË MBANI QEVERITË TË PËRGJEGJSHME

“Për zhvillimin demokratik të një shoqërie të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, është e nevojshme që të gjithë aktorët, institucionet, qytetarët dhe qeveria të jenë të sinkronizuar në luftën kundër korrupsionit”.

Intervistoi: Enis Shaqiri

Ashtu siç e përmenda më lartë, nëse kriminelët janë të aftë që ta thyejnë ligjin dhe e din që askush nuk ka për t`i raportuar, atëherë ata kanë një liri për të vazhduar me vjedhjet, hajnitë dhe mashtrimet, me vjedhjet e parave, taksave të qytetarëve.

Drejtori Ekzekutiv në Qendrën Evropiane për të Drejtat e Sinjalizuesve, Mark Worth në një intervistë për KDPolitik.com thotë se Maqedonia e Veriut duhet që të ndjekë standardet evropiane meqenëse aktualisht kandidon për në BE.

Worth thotë se në RMV ligji nuk funksionon edhe aq mirë sa duhet. Andaj porosit që sinjalizuesit të raportojnë keqpërdorimet drejtpërdrejtë tek Qendra Evropiane për të Drejtat e Sinjalizuesve (QEDS), si dhe tek gazetarët e besueshëm hulumtues. Kjo, sipas tij, është e nevojshme pasi institucionet e vendit ende nuk janë gati për të përballuar raste të këtilla.

KDPOLITIK: Cili është roli i  sinjalizuesit në qeverisjen lokale dhe atë rajonale?

MARK WORTH: Mendoj se rroli i një sinjalizuesi, pra i një sinjalizuesi të përgjegjshëm, është që t’i mbajë gjërat nën vëzhgim, si një watchdog. Ne kemi gazetarët, kemi revizorët, kemi edhe aktivistët, por qytetarët po ashtu luajnë një rol shumë të rëndësishëm në vëzhgimin e qeverisjes lokale, shtetërore apo federale, me qëllim që e njëjta të jetë e përgjegjshme. Ato (qytetarët) vëzhgojnë në një mënyrë pozitive. Ata shohin që nëse diçka nuk shkon, e raportojnë. Pa sinjalizuesit, pa njerëzit me informacione të brendshme, pa ata që kanë informacione sekrete, krimet do të vazhdojnë të ngelin të fshehura dhe kriminelët do të vazhdojnë të bëjnë krime. Ndërkaq, dikush duhet t`i ekspozoj ata dhe kjo është çfarë një sinjalizues bën. Ne kemi shumë pjesëtarë të komunitetit, njerëz lokal, të cilët e kuptojnë se çfarë po ndodh në lagjet e tyre, në qytetet e tyre. Ata janë më afër informacionit dhe kanë një mundësi më të mirë për të vëzhguar gjërat që ndodhin. Për shembull, nëse ka një urë e cila nuk është përfunduar për shkak të buxhetit apo nëse procesi arsimor  nuk po shkon edhe aq mirë, ata e shohin më afër dhe duke sinjalizuar gabimet e mbajnë qeverinë lokale të informuar. Pra, ky është roli i një sinjalizuesi për qeverinë lokale apo atë rajonale.

KDPOLITIK: Çfarë vlere kanë sinjalizuesit për interesat publike?

MARK WORTH: Ashtu siç e përmenda më lartë, nëse kriminelët janë të aftë që ta thyejnë ligjin dhe e din që askush nuk ka për t`i raportuar, atëherë ata kanë një liri për të vazhduar me vjedhjet, hajnitë dhe mashtrimet, me vjedhjet e parave, taksave të qytetarëve. Le të harrojmë që kemi sinjalizues, neve do të na duhen dëshmitarë të krimeve, dëshmitarë për të raportuar korrupsionin, për dëmet e mjedisit, për ndotjen e ajrit, për ndotjen e ujit, për ndotjen e ushqimit, për shkollat, për përdoruesit e drogës etj. Pra, duket e thjeshtë por të jesh një sinjalizues në ditët e sotme në një kompani, në një bankë apo në qeveri, dhe t’i raporton për ndonjë korrupsion dhe dikush merr vesh emrin tënd, puna e parë që do bënin do të të kundërviheshin.
Pra puna jonë është që t`i mbrojmë sinjalizuesit që të mos kenë hakmarrje kundrejt tyre.

KDPOLITIK: Si do duhet që të trajtoheshin çështjet e anonimitetit dhe konfidencialitetit të një sinjalizuesi?

Në fakt ne shkojmë një hap përpara – as nuk themi që ka pasur një sinjalizues. Ne thjesht themi që ne e posedojmë informacion për këtë krim, pra themi se kemi fakte për krimin apo korrupsionin në fjalë.

MARK WORTH: Kjo është gjëja me e rëndësishme. Nëse ti je një dëshmitar krimi dhe t`i ke frikë, mbrojtja më e mirë është anonimiteti. Nëse askush nuk e di se kush je t`i, askush nuk mund të të pushojë nga puna, askush nuk mund të të vrasë, askush nuk mund të të kërcënojë. Ne i mbajmë sinjalizuesit anonim. Në fakt ne shkojmë një hap përpara – as nuk themi që ka pasur një sinjalizues. Ne thjesht themi që ne e posedojmë informacion për këtë krim, pra themi se kemi fakte për krimin apo korrupsionin në fjalë. Ne nuk e përmendim fare që ka një sinjalizues, pra askush nuk ia ka idenë se nga vjen informacioni. Sepse nëse t`i thua që ka një sinjalizues pastaj kriminelët do të përpiqen të gjejnë se kush është personi që më pastaj ta pushojnë nga pune, ta kërcënojnë, ta vrasin. Pra mbrojtja më e mirë është super-anonimiteti, ku askush nuk e di që ka sinjalizues.

KDPOLITIK: Në Maqedoninë e Veriut mbrojtja e sinjalizueseve nuk është në nivelin e duhur. Çfarë thonë institucionet evropiane për këtë?

MARK WORTH: Bashkimi Evropian ka kaluar të gjitha ligjet dhe normat e sinjalizuesve, ndërkaq Maqedonia e Veriut aktualisht është kandidate për anëtarësim në BE. Pra, mendoj që Maqedonia e Veriut duhet që të ndjekë standardet evropiane meqenëse aktualisht kandidon për në BE dhe të na ketë sinjalizues të vërtetë me mbrojtje të fortë. E dimë që ligji këtu është miratuar 8 vite më parë dhe me siguri qeveritë kanë ndryshuar disa herë. Pra, ligji nuk po zbatohet aq mirë, apo sa duhet, për shumë arsye. Fillimisht ligji duhet të përmirësohet, por ligjzbatuesit duhet të bëjnë punën e tyre sa më mire të jetë e mundur dhe të mbrojnë sinjalizuesit, në vend që të gjejnë arsye për të mos i mbrojtur. Sistemi nuk po punon aq mirë sa duhet, ndërsa ne i inkurajojmë njerëzit që të raportojnë krime, korrupsion tek ne, tek gazetarët, dhe jo të shkojnë drejt institucioneve publike, sepse ata nuk janë akoma gati për të përballuar raste të këtilla. Ne japim mbështetjen më të mirë. Ne jemi të pavarur, sepse ne nuk jemi pjesë e qeverisë, nuk jemi pjesë e një institucioni apo kompanie. Jemi një organizatë e pavarur, jofitimprurëse që është në një farë mënyre e paprekshme.

KDPOLITIK: Ndërkaq për fund, dua t’ju pyes se cila ka qenë çështja juaj më interesante me ndonjë sinjalizues që keni pasur në karrierën tuaj si një gazetar profesionist i gazetarisë investigative?

MARK WORTH: Pyetje e vështirë…Mendoj që një nga rastet më të rëndësishme dhe delikate për ne si organizatë ka qenë kur ne ishim

Mendoj që një nga rastet më të rëndësishme dhe delikate për ne si organizatë ka qenë kur ne ishim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Illinois, në një kompani që bënte prodhimin e aeroplanëve. Ndërkohë gjatë prodhimit kompania në fjalë po përdorte edhe kimikate që shkaktonin sëmundje te punëtorët.

në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Illinois, në një kompani që bënte prodhimin e aeroplanëve. Ndërkohë gjatë prodhimit kompania në fjalë po përdorte edhe kimikate që shkaktonin sëmundje te punëtorët. Ata e dinin dhe nuk ndryshonin asgjë, vazhdonin të përdornin kimikatet për prodhimin e aeroplanëve. Më së shumti që e pësonin ishin femrat, të cilat sëmureshin dhe kishin dhimbje të forta koke, te vjella, ku mes tjerash një grua vrau edhe veten nga dhimbjet e mëdha që kishte. Pavarësisht këtyre problemeve, kompania vazhdonte me punën dhe nuk ndërmerrte asgjë për ta ndaluar këtë problem. Madje e zgjeroj përdorimin e kimikatit në prodhim, ndërkaq ne kishim sinjalizues në këtë kompani. Dhe normalisht vepruam për të mbrojtur punëtorët dhe ndaluam kompaninë të përdorë kimikate. Kjo ndoshta ka qenë një nga çështjet më të rëndësishme në të cilat kemi punuar si organizatë. Ne bëmë çfarë mundëm për punëtorët, por në një farë mënyrë ishte shumë vonë sepse gratë tashmë kishin abortuar edhe fëmijë, ato kishin kaluar reaksione të tmerrshme alergjie ndaj atyre kimikateve. Përveç këtij, si organizatë punuam në qindra raste, ndonëse është e vështirë ta gjesh se cila është më e rëndësishmja. E mbaj mend këtu në Maqedoninë e Veriut kur ne ndihmuam 2 sinjalizues të famshëm: Gjorgji Lazarevskin dhe Zvonko Kostovskin. Më vonë, pasi ata u liruan nga burgu, ne filluam një fushatë që ata të ktheheshin në vendet e tyre të punës në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Në ndërkohë, ata të dy e rifituan vendin e punës dhe mendoj që ne ndihmuam paksa në këtë çështje, duke marrë mbështetjen nga publiku dhe njëkohësisht duke ushtruar presion në zyrat e kryeministrisë. Mes tjerash, e di që zotri Kostovski  u ngrit në detyrë ndërsa zotri Lazarevski doli në pension, duke përfunduar me sukses punën e tij 30 vjeçare.
Pra në thelb ne bëjmë shumë, mundohemi të ndihmojmë njerëz që kanë rënë viktimë e rasteve të ndryshme, që të rikthejnë vendet e punës dhe të dëmshpërblehen. Kemi shume çështje të mëdha tani në Evropë, ku përfshihen kompani shumë të mëdha që të besojë se i njohin. Momentalisht nuk mund që të flasim për ta sepse janë sekrete, por kemi shumë informata. Shumicën e gjërave që ne si organizatë e bëjmë nuk mund që ta plasojmë në publik.

Të fundit