E enjte, 1 Dhjetor, 2022

PODGORICË: E RRAHIN PËR SHKAK SE THA QË MBËSHTET UKRAINËN!

Në Mal të Zi, sikurse shkruan portali aktuelno.me, të enjten është shënuar një rrahje mes nxënësish për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë, – transmeton kdpolitik.com.

Një nxënës të një shkolle fillore në Podgoricë, i cili është nëntë vjeç, është sulmuar fizikisht nga tre moshatarë të së njëjtës klasë. Babai i djalit të sulmuar (identiteti i të cilit është i ditur për redaksinë e CdM) ka denoncuar rastin në polici:

“Sot rreth orës 11:00 pas mbarimit të mësimit erdha të marr djalin nga shkolla, siç bëj zakonisht. Më tha se ishte sulmuar fizikisht nga tre djem të klasës së tij. Ata i ishin afruar dhe e kishin pyetur për kë bën tifo – për Rusinë apo Ukrainën, u ishte përgjigjur se anon nga Ukraina. Më pas e kanë sulmuar fizikisht duke i dhënë goditje në pjesën e kokës dhe trupit”, thuhet në raportin policor të babait të djalit të sulmuar,- transmeton kdpolitik.com njoftimin e medias malazeze.

Të fundit