E enjte, 1 Dhjetor, 2022

SHQIPËRIA DHE RUSIA PËRPLASEN ASHPËR PËR KOSOVËN

Nebenzya: Perëndimi po përdorë standarde të dyfishta, pati qasje tjetër ndaj Kosovës.-Hoxha: Deklarata e delegacionit rus për Kosovën e pasaktë dhe e gabuar

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është shënuar me një përplasje ndërmjet Shqipërisë dhe Rusisë rreth çështjes së Kosovës. Ambasadori i Shqipërisë dhe ai i Rusisë kanë debatuar pasi përfaqësuesi rus tërhoqi paralelet ndërmjet luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë dhe luftës së fundit në Kosovë. Ambasadori rus e akuzoi Perëndimin për standarde të dyfishta ndërkohë që Ambasadori i Shqipërisë e cilësoi ndërhyrjen ruse në Ukrainë si një agression të paprovokuar.

Të fundit