E enjte, 1 Dhjetor, 2022

KOSOVË: LAHUNI NGA DY VETA NË DUSH!

Në Kosovë, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka dhënë propozimin e tij për të kursyer energjinë elektrike në kohë krize.Ai thotë se për të mos shpenzuar më shumë energji, qytetarët duhet të lahen nga dy veta në dushe.

“Nëse Gjermani dhe Zvicra thotë lanu nga dy vetë përnjëherë, atëherë pse mos t’iu themi edhe ne. Ata bojlerë mos i shpenzoni komplet, por shpenzoni pak më pak, sepse atëherë kemi të gjithë”, tha Buzhala sot në “Frontal”, – transmeton kdpolitik.com deklaratën e V. Buzhalës.

Më herët, edhe Gjermania me Zvicrën propozuan larjen dyshe në dush, gjë që solli reagime të shumta.

Të fundit