E enjte, 29 Shtator, 2022

NJË MODERNITET I SHËNDETSHËM NË POEZINË E VALDETA DULAHUT

Mȅ e shȅndetshjma ȅshtȅ kur moderniteti ushqehet te tradita. I tillȅ mȅ duket rasti i Valdeta Dulahit…Qasja e saj ndaj traditȅs nuk ȅshtȅ thjesht estetike, ȅshtȅ më së forti filozofike, nȅ kuptimin qȅ filozofia i jep kȅrkimit identitar.

Shkruan: BESNIK MUSTAFAJ*

Pȅr arsye tȅ kuptueshme, besoj, nuk kisha dȅgjuar kurrȅ tȅ flitej pȅr Valdeta Dulahin. Drejt leximit nȅ dorȅshkrim tȅ pȅrmbledhjes sȅ saj tȅ parȅ me poezi, mȅ nxiti njȅ mik nga Tetova. Valdeta Dulahi ȅshtȅ njȅ vajzȅ sharriane, e zbritur nȅ Tetovȅ pȅr tȅ studjuar gjuhȅ e letȅrsi shqipe nȅ universitet dhe ku ushtrohet tashmȅ si mȅsuese. Siҫ do tȅ zbuloja nȅ poezitȅ e saj, kjo lloj zhvendosjeje, e cila pȅr dikȅ tjetȅr do tȅ ishte thjesht gjeografike bashkȅ me ndryshimet qȅ sjell njȅ fakt i tillȅ nȅ mȅnyrȅn e jetesȅs sȅ njeriut, pȅr poeten e re shndȅrrohet nȅ njȅ zgjerim me rȅndȅsi jetike tȅ hapȅsirȅs burimore pȅr poezinȅ e saj. Vlen tȅ vihet nȅ dukje se kjo hapȅsirȅ shfaqet pa ndȅrprerje fragmentare, ȅshtȅ koherente dhe unike, duke shërbyer si njȅ mjedis i tȅrȅ pȅr poeten. Ȅshtȅ mirȅfilli hapȅsira e saj, brenda tȅ cilȅs ajo ndjehet mirȅ dhe e lirȅ pȅr ta zhvilluar gjuhȅn dhe imagjinatȅn e vet, nȅ kȅrkim tȅ tȅ vȅrtetave tȅ saj. Ky kȅrkim ȅshtȅ nȅ fillimet e tij, por, poezitȅ qȅ ajo na ka dhȅnȅ nȅ kȅtȅ pȅrmbledhje, mjaftojnȅ pȅr tȅ na bindur se ȅshtȅ njȅ kȅrkim serioz. Poetja Valdeta Dulahi duket se ka gjȅra pȅr t’i thȅnȅ lexuesit shqiptar bashkȅkohor.

Po shpjegoj përmbledhtazi pȅrse mȅ duket me rȅndȅsi jetike zgjerimi i kȅsaj hapȅsire burimore pȅr poezinȅ e Valdeta Dulahit. Natyrisht, kam parasysh edhe mȅnyrȅn si ȅshtȅ krijuar ky zgjerim, pa krijuar shkȅputje, fragmentarizim. Nȅ poezinȅ e tȅ rinjve tȅ sotȅm, me aq sa kam patur mundȅsi ta ndjek, vȅrej dy prirje. Njȅra, tȅ cilȅn pȅr lehtȅsi, po e quaj “ithtare e traditȅs” dhe tjetra, tȅ cilȅn gjithashtu pȅr lehtȅsi po e quaj “modernistja” e qȅ nȅnkupton tȅ kundȅrtȅn e tȅ parȅs. Tȅ dyja nisen nga qȅllime tȅ mira estetike. Rezultati ȅshtȅ tjetȅr gjȅ. Unȅ po flas pȅr rezultatin.

“Ithtarȅt e traditȅs”, nȅ njȅ masȅ tȅ madhe, shkruajnȅ njȅ poezi tȅ vjetȅruar, folklorike jo vetȅm pȅr nga mȅnyra e vargȅzimit, por edhe pȅr nga temat e zgjedhura dhe pȅrshkrimet, qȅ na japin. Mbisundojnȅ nȅ to frymȅzimet nga historia (e lavdishme), ajo lokale apo ajo kombȅtare, shpȅrthimet e ndjesive dashurore bukolike dhe pikturimet e peizazheve nȅn dritȅ hȅne. Mȅ e pakta, qȅ mund tȅ thuhet pȅr kȅtȅ lloj vjershërimi ȅshtȅ se atijj i mungon realizmi pȅr t’i folur bashkȅkohȅsisȅ. Vargje të tilla na zgjojnë ndoshta njȅfarȅ malli për një të shkuar të pakthyeshme.

Por vetȅm kaq. Ajo nuk bȅhet dot kujtesȅ kulturore. Sepse nuk zgjon dot brenda gjuhȅs sȅ sotme shqipe energji tȅ re shprehȅse pȅr pȅrfytyrimin.

Ndȅrsa “modernistȅt” synojnȅ tȅ ngjiten nȅ skenȅ si rrȅnjȅsisht mohues, madje edhe përbuzës tȅ traditȅs folklorike shqiptare. Nȅ vargjet e tyre zakonisht mungojnȅ deri edhe referencat minimaliste nga trashȅgimia jonȅ historike apo kulturore siҫ edhe nga pȅrditshmȅria shqiptare nȅ ҫfarȅ ka tȅ veҫantȅ kjo pȅrditshmȅri krahasuar me atȅ amerikane, franceze apo japoneze. Kȅsisoj, edhe gjuha shqipe, nȅ tȅ cilȅn shkruhet kjo poezi, bȅhet krejtȅsisht neutrale. Mbisundimi i metafizikȅs sȅ pȅrfytyrimit na jep, sipas gjykimit tim, njȅ poezi me tepri abstrakte, qȅ nuk ȅshtȅ e njȅjta gjȅ me hermetizmin. Vargȅzimi kȅrcȅnohet gjithȅ kohȅn tȅ shndȅrrohet nȅ njȅfarȅ ushtrimi gjuhȅsor fort tȅ ndȅrlikuar, pak ose aspak komunikues me lexuesin.

Mȅ e shȅndetshjma ȅshtȅ kur moderniteti ushqehet te tradita. I tillȅ mȅ duket rasti i Valdeta Dulahit. Natyrisht, unȅ po gjykoj nisur vetȅm nga njȅ tufȅ poezish, qȅ do tȅ pȅrbȅjnȅ paraqitjen e saj tȅ parȅ me njȅ libȅr pȅrpara lexuesit. Kjo do tȅ thotȅ se ajo është ende nȅ fillim tȅ formimit tȅ procesit tȅ gjatȅ pȅr formimin e personalitetit tȅ vet si poete. Ama, shenjat qȅ jep me ҫfarȅ ka shkruar deri tani e tregojnȅ nȅ rrugȅ tȅ mbarȅ. Qasja e saj ndaj traditȅs nuk ȅshtȅ thjesht estetike, ȅshtȅ më së forti filozofike, nȅ kuptimin qȅ filozofia i jep kȅrkimit identitar. Le tȅ bȅjmȅ njȅ skicȅ elementare tȅ kȅsaj qasjeje, mbȅshtetur nȅ informacionet, qȅ gjejmȅ nȅ poezitȅ e saj. Vatra zanafillore e kȅsaj tradite ȅshtȅ vendlindja e poetes, njȅ hapȅsire gjeografike plotȅsisht e identifikueshme nȅ thellȅsi tȅ Sharrit, me tȅ djeshmen dhe tȅ sotmen e vet. Parȅ edhe nȅ tȅrȅsinȅ e arealit shqiptar, njȅ hapȅsirȅ e tillȅ do tȅ duhej tȅ ngjante fare e vogȅl pȅr tȅ ushqyer vizionin poetik tȅ njȅ poeteje moderne. Por nuk ndodh kȅshtu nȅ rastin e Valdeta Dulahit. Nȅ teleskopin e saj, tȅ cilin tashmȅ e ka tȅ vendosur nȅ Tetovȅ, domethȅnȅ nȅ qytet, mikrobota e Malȅsisȅ sȅ thellȅ pas Sharrit, afrohet e zmadhohet, duke i dhȅnȅ pȅrfytyrimit tȅ saj energjinȅ e mjaftueshme fillestare.

Kjo ndodh, sepse poetja duket qȅ e ka tȅ zhvilluar mirë atȅ qȅ i nevojitet si ajri njȅ poeti serioz: kujtesȅn.

Nȅ sajȅ tȅ kujtesȅs, “bagazhi” i traditȅs, qȅ ajo ka mbartur brenda vetes nga malȅsitȅ e thella tȅ Sharrit, zë aq vend sa i takon në tërësinë e subjektit dhe integrohet nȅ gjuhȅn poetike tȅ Valdeta Dulahit pȅrgjithȅsisht mirȅ, nȅ mȅnyrȅ funksionale, pȅr t’iu drejtuar bashkȅkohȅsve tȅ poetes. Gjuha e saj ȅshtȅ thelbȅsisht gjuha e njȅ qytetareje, nȅ kuptimin qȅ Platoni i jep qytetit. Domethȅnȅ, ȅshtȅ njȅ gjuhȅ e qartȅ, pa tabu, e hapur dhe evolutive. Si e tillȅ, nȅ tȅ gjejnȅ natyrshȅm shprehje si vaji i lahutȅs e deri te preokupimet e njȅ feministeje të re. Po synoj kȅshtu tȅ them se poezia e Valdeta Dulahit jep shpresa bindȅse tȅ njȅ moderniteti tȅ shȅndetshȅm.

*Shkrimi është marrë nga përmbledhja e poezive KRAHNEZË që të martën u promovua në Tetovë

Të fundit