E enjte, 29 Shtator, 2022

“K’TU FEST”, FESTIVALI I VLERAVE ARTISTIKE DHE NJERËZORE

Këtë vit është edicioni i 9-të i festivalit “K’tu fest” në Strugë, i cili ka startuar më datë 16 shtator. Struga tashmë identifikohet me këtë festival, i cili gjithnjë sjellë vlera të padiskutueshme artistike. Drejtoresha e “K’tu fest”, Olsa Poshka thotë se festivali është ndërkombëtar artistik dhe përfshinë gjithë gamën e disiplinave artistike. Festivali ndan çmimin “Ars Gratia Artis”, dhe jepet për atë personalitet që ka kontribuar më shumë në zhvillimin e shoqërisë. Këtë vit çmimi i është ndarë Dijana Toskës si një nga gazetaret, organizatoret dhe kontribuueset më të mëdha të shekullit tonë në fushën e kulturës dhe informacionit.

Shkruan: Eljesa Dervishi

Në një prononcim për KDP, drejtoresha e Festivalit “K’tu fest”, Olsa Poshka thotë se Festivalit ndërkombëtar artistik ka si synim që të përfshijë gjithë gamën e disiplinave artistike. “K’tu fest” mbahet për 9 vite me radhe dhe vlerësohet si festivali më i suksesshëm në këtë kontekst.

“Festivali është ndërkombëtar artistik. Kjo domethënë që përfshin të gjithë gamën e disiplinave artistike. Ka 9 vite që zhvillohet në Strugë dhe klasifikohet si festivali më i suksesshëm në këtë kontekst. President nderi prej në zanafillë është zgjedhur Robert Ndrenika. Themelues dhe njëkohësisht drejtorë të festivalit janë regjisorët Olsa dhe Xhelo Poshka”, thekson Olsa Poshka.

Gjithashtu, ajo thotë se Festivali ka një çmim, Ars Gratia Artis, dhe jepet për atë personalitet që ka kontribuar më shumë në zhvillimin e shoqërisë.

“ Festivali ka një çmim, Ars Gratia Artis, dhe jepet për atë personalitet që ka kontribuar më shumë në zhvillimin e shoqërisë. Këtë vit çmimin e merr Dijana Toska si një nga gazetaret, organizatoret dhe kontribueset më të mëdha të shekullit tonë në fushën e kulturës dhe informacionit. Festivali është mbështetur nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë, dhe subjkte private, por mbi të gjitha është kthyer në një nga eventet më të rëndësishme në rajon”, thekson drejtoresha e festivalit, Olsa Poshka.

Mes tjerash, ajo thekson se slogani i këtij viti është: K’tu Fest – Kjo është festa e vlerave njerëzore. Partner mediatik për këtë vit ka qenë televizioni ABC i Shqipërisë i cili së shpejti do të botojë edhe një dokumentar që i dedikohet edicionit të 9-të të “K’tu Fest”.

Mbështetja kryesore e këtij projekti që realizohet nga Olsa dhe Xheladin Poshka, është Ministria e Kulturës.

Ky festival ka karakter ndërkombëtar dhe gjatë ditëve të festivalit është paraparë prezantimi i artistëve të ndryshëm nga Shqipëria Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Nata finale e këtij festivali është përmbyllur me shfaqjen nga Teatri Poshka “Rrugëtimi i Himnit”, nga Olsa&Xhelo Poshka, ndërsa ka vazhduar me një koncert nga Ansambli “Zanat”.

 

 

 

Të fundit