E enjte, 29 Shtator, 2022

PUTTINI NË “REALITET ALTERNATIV”

Shkruan: Diana Magnay

Fjalimi i Presidentit Putin është pak a shumë në përputhje me paranojën që kemi parë prej tij.

I bëra një pyetje në konferencën vjetore për shtyp para Krishtlindjeve dhe ai foli për mënyrën sesi Perëndimi po përpiqej të sulmonte Rusinë, dhe ai ende ka të njëjtin kompleks persekutimi në mendjen e tij – gjithmonë është ‘nuk jemi ne, jenë ata’.

Rusia dërgoi trupa në Ukrainë, por sa i përket Putinit, mesazhi që ai dëshiron t’i japë popullit të tij është ‘ne u detyruam ta bënim këtë – nuk është në të vërtetë faji i Ukrainës, është vetëm Perëndimi që përdor Ukrainën për të na sulmuar’.

Është sikur Vladimir Putin po jeton në këtë realitet alternativ ku ai beson se Perëndimi është gati të shkatërrojë Rusinë.

Ai e tha këtë shumë shprehimisht në këtë fjalim në fillim të luftës. Ai tha se liderët në Uashington, Londër dhe Bruksel kishin plane për të zhvendosur veprimet ushtarake nga Ukraina në territorin rus për të asgjësuar plotësisht Rusinë, dhe ky është justifikimi i tij për njerëzit e tij për të bërë atë që ai po bën.

Ndonjëherë ju pyesni veten nëse kjo është një hile e përpunuar për t’i bindur ata se ajo që ai po bën është e nevojshme ose nëse ai e beson në të vërtetë; dhe unë besoj se ai e beson atë, dhe një pjesë e madhe e njerëzve të tij e besojnë atë.

 

Autorja është korrespondente e SkyNews nga Moska. Përktheu dhe përshtati: KDPolitik.com

Të fundit