E mërkurë, 28 Shtator, 2022

A DO TË KETË RIKONSTRUIM TË QEVERISË?

Në opinion tashmë po diskutohet për një rikonstruim të mundshëm të qeverisë, pas dorëheqjes së ministrit për Vetëqeverisje Lokale, Goran Milevski. LSDM-ja mundësinë e për ndërrim të ndonjë ministri e adreson në qeveri, ndërkohë që nga BDI kanë theksuar se në parti në asnjë rast nuk është diskutuar për çfarëdolloj rikonstruimi. Edhe Alternativa ka hedhur poshtë mundësinë e ndërrimit të ministrave të saj, punën e të cilëve e ka vlerësuar si të suksesshme. Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE-ja ka vlerësuar se qeveria është në panik për shkak të krizës në të cilën ndodhet shteti, ndërkohë që kanë theksuar nuk duhet rikonstrium i qeverisë por zgjedhje të parakohshme dhe një qeveri e re, e cila do ta nxjerrë vendin nga kriza

Shkruan: Enis Shaqiri

Dorëheqja e Ministrit për Vetëqeverisje Lokale, Goran Milevski ka ngjallur spekulime në opinionin publik për ndryshime të mundshme edhe në tre poste të tjera ministrore.

Ndërkaq, Qeveria ka bërë të ditur se dorëheqja e Ministrit Milevski do të shqyrtohet dhe më pas do të njoftohet Kuvendi, se cila seancë duhet ta përcaktojë.

Sipas Milevskit, ministri i ri nuk do të jetë nga radhët e deputetëve.

Është e përjashtuar mundësia që të jetë një nga deputetët”, tha Milevski për Agjencionin Informativ të Maqedonisë.

Në ndërkohë, pushteti  mohon se përgatit rikonstruim të vogël qeveritar.

Nga partia në pushtet LSDM bëjnë të ditur se rikonstruimi i Qeverisë apo ndërrimi i ndonjë ministri, gjegjësisht me punën e të cilit nuk është i kënaqur ekzekutive është vendim që duhet të sjell qeveria.

Mbetet në përgjegjësi të Qeverisë, sepse Qeverinë e zgjedhim ne në Kuvend dhe i kemi dhënë përgjegjësi si pushtet ekzekutiv në zbatimin e programit që ajo Qeveri e prezantojë edhe para ne deputetëve por edhe para qytetarëve. Vlerësoj se në Qeveri me të vërtetë ka kapacitet, nëse ka hapësirë të caktuar për ministra të caktuar apo ndonjë funksionar tjetër se duhet të investojë mund në mënyrë shtesë, apo nëse vlerësojnë se nuk janë të kënaqur nga puna e cilit do ministër, ai mbetet vendim i Qeverisë,” ka deklaruar Marija Georgievska, deputete e LSDM-së.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE-ja vlerëson se Qeveria është në panik për shkak të krizës në të cilën ndodhet shteti, duke shtuar këtu se nuk duhet rikonstrium i qeverisë por zgjedhje të parakohshme dhe një qeveri e re, e cila do ta nxjerrë vendin nga kriza.

Nuk e shoh që me çfarëdo rikonstruimi të qeverisë, minimal ose më të madh, të mund të gjejnë shpëtim nga kriza në të cilën na futën. Shpëtimi i vetëm për ne është të dorëzohen dhe vetë të propozojnë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, ka deklaruar Dafina Stojanovska, VMRO-DPMNE.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) thonë se janë të kënaqur me punën e kabinetit qeveritar, duke shtuar se dorëheqja e Milevskit nuk do të pasqyrohet në ndonjë rikonstrium të qeverisë.

Ne në BDI në asnjë forum partiak nuk kemi diskutuar në asnjë moment dhe në asnjë situatë lidhur me ndonjë rikonstruim më të madh apo rikonstruim më të vogël të qeverisë. Edhe si parti politike në bazë të asaj atmosfere e cila mbizotëron në BDI por edhe si grup parlamentar i BDI-së këtu në Kuvend i japim mbështetje të plotë qeverisë. Mendojmë se përbërja aktuale qeveritare po e bën punën siç duhet”, deklaroi Arbër Ademi, BDI.

Ndryshe, dorëheqja e Milevskit përfshinë edhe largimin e disa ministrave të tjerë, gjegjësisht dy ministrave të Alternativës, Bekim Sali për Shëndetësi dhe Admirim Aliti për Shoqëri Informatike.

Nga partia “Alternativa” thonë se tani për tani Qeveria po funksionon normalisht dhe nuk ka arsye për riemërime.

Ministrat tanë Bekim Sali dhe Admirim Aliti janë ndër më të suksesshmit jo vetëm nga Alternativa por edhe në të gjithë Qeverinë. Prandaj nuk shohim arsye për hapjen e temave të tilla”, thonë nga Alternativa.

Të fundit