E enjte, 29 Shtator, 2022

DISFATA E PUTINIT NË UKRAINË ËSHTË DISFATË E „BOTËS SERBE“ NË BALLKAN

Do të jetë kjo disfata e dytë e “Serbisë së Madhe”, këtë herë pa shkrepur asnjë plumb.

Shkruan: BORIS VARGA*

Një pamje e paparë. Ushtria ruse ikën nga vijat e para të frontit  në rajonin e Kharkivit, duke lënë pas tanke, artileri dhe municione. Video-xhirimet nga dronët me momenteve komike të arratisjes së ushtrisë së dytë të botës kanë vërshuar internetin. Kjo nuk ishte vetëm fitorja e dytë e madhe e forcave të armatosura ukrainase, pas Kievit në pranverë, por ishte edhe një poshtërim publik i Putinit.

Nga jashtë mbërrijunë lavdërime, ndërsa Kievi zyrtar është krenar dhe i optimist i përmbajtur.  Në Ukrainë po festohet. Fitoret e tilla flasin se Davidi mund ta mund Goliatin, por prapëseprapë nuk duhet gëzuar para kohe. Ushtria ruse mbase mund të mos arrijë në Odesa, aq më pak në Varshavë, por perandoria e keqe e Putinit ka burime të mjaftueshme për t’i shkaktuar edhe më tej dëm të madh Ukrainës. Mirëpo, ajo që pas kundërofensivës së Harkovit dhe Hersonit është  krejtësisht e imagjinueshme është disfata e plotë ushtarake e Rusisë në Ukrainë.

Zgjimi i “Serbisë së Madhe”

Vetëm pas gjithë tmerreve të mbi 200 ditëve të agresionit rus, është e qartë se Putini është përgatitur për këtë lloj lufte në Ukrainë që nga Maidani më 2014. Në bombardimin e NATO-s  projekti i mundur i “Serbisë së Madhe” ishte partneri ideal i Kremlinit për “frontin e dytë” në Evropë. “Bota serbe” si eufemizëm i idesë së rivitalizuar të “Serbisë së Madhe” u bë sipas yrnekut të “botës ruse” dhe fondamentalizmit ortodoks të Aleksandar Duginit.

Ruska zastava od 600 metara na litijama u Beogradu, portreti Putina i Z-omanija u Srbiji nikako nisu spontani i stihijski. „Revolucija litijama“ i dolazak političkog faktora Srpske pravoslavne crkve na čelo Crne Gore, samo je popravni ruskog neuspelog državnog udara u Podgorici. Ruski je zadatak i Dodikovo rušenje BiH i Dejtona kao američkog uticaja na Zapadnom Balkanu.

Flamuri rus prej 600 metrash në lutjet kishtare në Beograd, portretet e Putinit dhe Z-omania në Serbi nuk janë aspak spontane dhe stihike. “Revolucioni i liturgjive” dhe ardhja e faktorit politik të Kishës Ortodokse Serbe në krye të Malit të Zi është vetëm një riprovim i grushtit të dështuar të shtetit në Podgoricë. Është detyrë ruse edhe shkatërrimi i BeH dhe Dejtonit nga Dodiku si ndikim amerikan në Ballkanin Perëndimor.

Çështja bosht është nëse Rusia luftoi për praninë e saj në Ballkan, apo thjesht hyri atje pa pengesa? Komuniteti ndërkombëtar priste që pajtimi në rajon të ndodhte vetëvetiu, pa u përballur me përgjegjësinë dhe të kaluarën. Në rajon nuk u këmbëngul për një ndalesë të mohimit të krimeve të luftës të gjykuara nga Tribunali i Hagës, dhe veçanërisht të mohimit të gjenocidit. Në vend se ligjet e tilla dhe zbatimi i tyre të bëheshin pjesë e procesit të integrimit euroatlantik në fillim të viteve 2000, pritej  që politikanët t’i prinin pajtimit ndërshtetëror – ndodhi krejtësisht e kundërta.

Vetëm gjysmë viti pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Paqes në Minsk, paqes së rrejshme të Putinit në Ukrainë, vetoja ruse për miratimin e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në njëzet vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë ishte një thirrje e qartë e Moskës për zgjimin e ri të “Serbisë së Madhe”. Që atëherë, punët u zhvilluan me shpejtësi në drejtim të përafrimit të këtyre dy “botëve” – serbe dhe ruse.

Lindja e despotizmit evropian

Pas aneksimit të Krimesë dhe luftës në Donbas, Perëndimit nuk i penguan shumë manovrat ushtarake serbo-ruse, armatosja e Serbisë, si dhe as misioni ushtarak rus pranë qeverisë serbe. Mbështetja e Trumpit për shkëmbimin e territoreve tani, në kushtet e luftës në Ukrainë, do të nënkuptonte një konflikt të sigurt ushtarak përgjatë gjithë plagëve të vjetra dhe të pashëruara të ish-Jugosllavisë.

Megjithëse sa i përket çështjes së ndryshimit të kufijve kishte arsye, nismat perëndimore për të afruar rajonin u bënë për të favorizuar liderët populistë dhe për  krijimin e një stabilokracisë. Nismat “Ballkani i  Hapur” dhe “Procesi i Berlinit” vazhdojnë të tolerojnë autokracinë dhe putinofilinë. Doli se “bota serbe” funksionon shumë mirë krahas këtyre   dy iniciativa perëndimore. Ndonëse të gjithë betohen se nuk është kështu, “Ballkani i Hapur” dhe “Procesi i Berlinit” janë bërë zëvendësim për integrimet evropiane, të cilat disa liderëve, si Aleksandar Vuçiq, u konvenojnë më shumë se anëtarësimi në BE. Serbia në këtë mënyrë  mund të lidhet me Perëndimin me vite të tëra, pa pasoja të mëdha për shkak të rënies së vlerave demokratike.

“Bota serbe” është vetëm fjalë boshe

Ashtu sikurse që “bota serbe” u zgjua nga ngritja ushtarake e Rusisë, po ashtu me disfatën ushtarake të Putinit në Ukrainë  do të mposhtet në Ballkanin Perëndimor. Do të jetë kjo disfata e dytë e madhe e “Serbisë së madhe”, këtë herë pa shkrepur asnjë plumb.

Kur kjo të ndodhë, këtë vakum Perëndimi nuk do të guxonte ta neglizhojë përsëri. Le të shpresojmë se ndërkohë, në bankën e të akuzuarve të ndonjë gjykate do të gjendet “Milosheviqi i madh” – Putini. Nëse kjo do të ndodhë, Rusia do ta gjykojë atë ose do ta dorëzojë në një dnonjë gjykatë ndërkombëtare, sikurse bëri Serbia me Millosheviqin, jo pse i vjen keq për viktimat e  huaja, por pse humbi luftën në Ukrainë.

Frymëzimi nga Rusia  mundet që në Serbi të shuhet natyrshëm. U harrua shpejt se si në Serbi në vitet tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë talleshin me rusët. Me humbjen e tyre në Luftën e Ftohtë, shpërbërjhen e BRSS-së, dobësinë ushtarake, pafuqinë politike, varfërinë në të cilën u gjetën jo vetëm rusët, por të gjitha ish-republikat sovjetike. Në atë kohë, ende me rrogat e Markoviqit, Serbia tallej rusët dhe ruset që nga dëshpërimi lanë shëndetin dhe jetën e tyre nëpër kantieret e huaja të ndërtimit dhe bordelet botërore. Në asnjë moment Serbisë nuk i erdhi keq për Rusinë dhe nuk do t’i vijë as pas disfatës ushtarake dhe poshtërimit në Ukrainë. Do të jetë vetëm zhgënjim i madh, sepse “bota serbe” pa Rusinë është vetëm një fjalë boshe.

*Shkrimi është marrë nga balkans.aljazeera.net

Të fundit