E mërkurë, 28 Shtator, 2022

KUJT I POROSIT ERDOGANI: “NDOSHTA NJË NATË DO TË VIJMË BEFAS”

Erdogan i drejtoi Greqisë fjalët e një kënge turke, të transmetuar shpesh nëpër media para luftës për t’i dërguar paralajmërim palës greke se Turqia nuk po bënte shaka para operacionit ushtarak në Qipro më 1974.

Shkruan: YASIN AKTAY*

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i dërgoi një mesazh shumë të ashpër Greqisë në fjalimin e tij të mbajtur në provincën Samsun me rastin e Panairit të Teknologjisë dhe Industrisë Hapësinore (Teknofest), organizuar nga dhëndri i tij Selcuk Bayraktar, programues dhe prodhues i dronëve.Ashpërsia  e këtyre mesazheve u prit me habi dhe shqetësim të madh si në Evropë ashtu edhe në Greqi. Në fjalën e tij, Erdogan deklaroi hapur se nuk do të hezitojë të vendosë çfarëdo sanksionesh ndaj Greqisë nëse ajo kalon kufijtë.Këto deklarata u trajtuan si një paralajmërim dhe kërcënim i hapur, sepse u shprehën në formën e një fraze që ka konotacione historike, e që thotë: “Ndoshta do të vijmë befas një natë”, të cilën e përdori në fjalimin e tij.Këto janë fjalët nga një këngë turke, e transmetuar shpesh në media para luftës për t’i dërguar mesazh dhe paralajmërim palës greke se Turqia nuk bënte shaka para operacionit ushtarak në Qipro më 1974.

Pala greke dhe romake pohonin se këto ishin fjalë boshe dhe nuk merrnin parasysh mundësinë që Turqia të bënte ndonjë hap serioz. Në vitin 1974, kur Turqia vendosi të kryente operacionin në Qipro, kur myslimanët turq në Qipron e Veriut u shpëtuan nga përndjekja greke, kjo këngë u ritransmetua në radio. Prandaj, kjo fjali ka vendin dhe rëndësinë e saj, sidomos në marrëdhëniet turko-greke, ndërsa konotacionet e saj mund të konsiderohen shumë të këqija kur  është fjala për palën greke.Erdogan përdori të njëjtën fjali si një paralajmërim kundër Partisë  Punëtore të Kurdistanit dhe Partisë së Unionit Demokratik, të cilat së fundmi kërcënuan Turqinë në territorin sirian. Dhe, bëri atë që e tha.Ushtarët turq me të vërtetë hynë në territorin sirian papritmas tri herë brenda një nate. Jo vetëm që i shkaktuan humbje të mëdha organizatës terroriste, por krijuan edhe zona të sigurta për sirianët ku nuk ka terrorizëm.Prandaj, kur Turqia e përdor këtë fjali, shohim se veprime të tilla flasin mjaft se kjo më nuk është shaka dhe se fuqia kërcënuese e citimit të kësaj kënge  ngritët në kërcënim real.Pikërisht për këtë arsye mediat greke i pritën këtë fjalë  me panik dhe shqetësim të madh; ato nisën të akuzojnë Turqinë për agresion sikur sulmi tashmë të kishte ndodhur, duke u ankuar për Turqinë në shtetet e Bashkimit Evropian dhe në NATO.Megjithatë, Erdogani nuk i shqiptoi befas këto fjalë vetëm për të ndjekur politikë ekspansioniste, por këtë e tha për shkak të gabimeve të përsëritura të Greqisë. Shqteësimi i avionëve luftarakë turq nga aviacioni grek dhe më pas me sistemin S-300, kjo bëri që shkalla e tensionit në marrëdhëniet turko-greke të ngritët në një fazë të re.

Shfrytëzimi i Greqisë

Presidenti Erdogan, i cili paralajmëroi Athinën me fjalët: “Ndaloni të armatosni ishujt, nuk po bëj shaka”, gjatë stërvitjeve ushtarake “Efez 2022” të zhvilluara në Izmir në qershor dërgoi një mesazh më të qartë dhe më të mprehtë pas këtyre shqetësimeve të më të fundit.Çështja, natyrisht, është e lidhur me përpjekjet “armatosëse” greke, të cilat janë të papajtueshme me marrëveshjet për ishujt, sepse kushti ka qenë që ata ishuj që shtrihen përgjatë Turqisë dhe që iu dhanë Greqisë, të jenë të paarmatosur. Mirëpo, Greqia jo vetëm që po instalon armë të rrezikshme në këto ishuj që janë shumë pranë Turqisë, por po ashtu herë pas here bën veprime serioze kundër Turqisë.Në fakt, të gjithë e dinë fare mirë që një sfidë e tillë e Turqisë nuk vjen për shkak të forcës dhe guximit grek, por para së gjithash për shkak të faktit se ka aktorë të tjerë që dëshirojnë ta përdorin Greqinë si një “shtet proxy” kundër Turqisë, sikurse zhvillimi i luftërave indirekte  përmes organizatave terroriste. Greqia, po ashtu, luan një rol ndërmjetësues, në këmbim të njëfarë kompensimi në këtë proces, ndoshta për shkak të problemeve me të cilat përballet, për çka, në këtë drejtim, Turqia e çmon këtë çështje.Si dy vende që përdorin Greqinë si ndërmjetës, edhe SHBA-ja edhe Franca kanë arsyet e veta për këto provokime. Para së gjithash, Franca nuk është e kënaqur që Turqia po fiton peshë në Libi dhe Afrikë, ndërsa të dyja palët së fundmi kanë përjetuar shumë probleme, duke konsideruar se arsye për këtë është Turqia.Tensionet serioze që javën e kaluar u përshkallëzuan në konflikt në Libi dhe që morën jetën e më shumë se 30 personave ndodhën midis grupeve që punuan së bashku kundër forcave të Haftarit, ndërsa prapa një veprimi të këtillë qëndron Franca.

Të frenohen simpatitë ndaj Turqisë

Administrata e Macronit nuk e ka fshehur kurrë zemërimin e saj për shkak të aktiviteteve turke në Libi dhe forcimit të saj anembanë Afrikës. Pra, ndoshta lufta turko-greke (një nga mënyrat më të shpejta për  frenimin e simpative për Turqinë dhe Erdoganin që po përhapen në të gjithë kontinentin afrikan) do t’ju shërbejë interesave të Francës në Afrikë dhe në përgjithësi në vende të tjera.Macroni gjithashtu deklaroi kohë më parë se komunikimi i vazhdueshëm i Turqisë me Rusinë (si i vetmi vend i NATO-s që nuk i ka ndërprerë marrëdhëniet me Rusinë) është në kundërshtim me interesat e Francës, ndërsa në këtë fazë presidenti francez nuk e fshehu synimin j për të izoluar Turqinë nga bllokut perëndimor.

Gjithashtu, nuk është sekret se SHBA-të janë të shqetësuara seriozisht nga hapat e autonom të Turqisë në politikën e jashtme. Amerika e interpreton këtë situatë sikurse Turqia po i del jashtë kontrollit, prandaj besohet se lufta turko-greke, sipas mendimit të tyre, është mënyrë për të frenuar Turqinë.

Në këtë kontekst, Erdogan u dërgoi mesazhin e tij forave kur tha: “Greqia nuk është bashkëbiseduesi ynë”, teksa foli në përvjetorin e luftës turke për pavarësi kundër Greqisë, e cila u zhvillua 103 vjet më parë.

Me këtë rast ai iu lut jo vetëm Greqisë, por edhe fuqive që atëbotë qëndronin pas Greqisë, të kuptonin mesazhin në ngjarjet e ndodhura 103 vjet më parë, si dhe sot.Historia po përsëritet sërish.  Para 103 vjetësh, Greqia u përplas me Turqinë, megjithëse nuk ishte një forcë që mund të merrej seriozisht në raport me Perandorinë Osmane, dhe të njëjtën gjë po e bën edhe sot. Mësimi që ajo do të nxjerrë nuk do të dallojë nga ai që ka mësuar në histori.

*Shkrimi është marrë nga balkans.aljazeera.net

 

Të fundit