E enjte, 29 Shtator, 2022

SA ËSHTË SHPORTA E KONSUMIT MINIMAL NË VENDET BALLKANIN PERËNDIMORË, DHE SI ËSHTË NË RAPORT ME PAGËN MESATARE?

Shporta e konsumit minimal nënkupton burimin minimal financiar që i nevojiten një familje mesatare prej katë antarësh .

Në përgjithësi, ajo llogaritet nga sindikatat dhe llogaritja bëhet për një familje me katër anëtarë. Përllogariten shpenzimet mujore për ushqim, strehim, higjienë, transport publik, veshmbathje dhe këpucë, mirëmbajtje shëndetësore dhe shpenzimet minimale për kulturën. Inflacioni në periudhën e pandemisë, kriza energjitike dhe lufta në Ukrainë kanë rritur koston e jetës për qytetarët.

Në vijim do ti shohima sa është shporta e konsumit në  vendet e Ballkanit Perëndimorë:

Maqedonia e Veriut:

Shporta minimale e konsumit sindikal për një familje katër anëtarëshe një vit më parë në Maqedoninë e Veriut ishte 552 euro, sipas të dhënave të Lidhjes së Sindikatave. Tani shporta sindikale është 660 euro, është rritur për 106.5 Euro. Paga mesatare në Maqedoninë e Veriut është 512 Euro.

 

Shqipëri:

Shporta minimale e konsumit sindikal për një familje katër anëtarëshe një vit më parë në Shqipëri ishte 712 euro, sipas të dhënave të Lidhjes së Sindikatave. Tani shporta sindikale është 765 euro, është rritur për 53 Euro. Paga mesatare në Shqipëri është 505 Euro.

 

Serbi:

Shporta minimale e konsumit sindikal për një familje katër anëtarëshe një vit më parë në Serbi ishte 335 euro, sipas të dhënave të Lidhjes së Sindikatave. Tani shporta sindikale është 439 Euro, është rritur për 104 Euro. Paga mesatare në Serbi është 632 Euro.

Kosovë:

Shporta minimale e konsumit sindikal për një familje katër anëtarëshe një vit më parë në Kosovë i ishte 670 euro, sipas të dhënave të Lidhjes së Sindikatave. Tani shporta sindikale është 774 Euro, është rritur për 104 Euro. Paga mesatare në Kosovë është 484 Euro.

Mal i Zi:

Shporta minimale e konsumit sindikal për një familje katër anëtarëshe një vit më parë në Mal të Zi i ishte 660.3 euro, sipas të dhënave të Lidhjes së Sindikatave. Tani shporta sindikale është 750.3 Euro, është rritur për 90 Euro. Paga mesatare në Mal të Zi është 670 Euro.

 

Bosnja dhe H. :

Shporta minimale e konsumit sindikal për një familje katër anëtarëshe një vit më parë në Bosnjë dhe H. ishte 705.7 euro, sipas të dhënave të Lidhjes së Sindikatave. Tani shporta sindikale është 1366 Euro, është rritur për 306 Euro. Paga mesatare në Bosnjë dhe H. është 563 Euro.

Krahasimi i vendeve të rajonit, për sa është rritur shporta e konsumit?

Në infografikën më poshtë shohim se nga vendet e rajonit të Ballkanit Perënidmorë, shporta e konsumit minimal rritjen më të madhe e ka në Bosnjë dhe Hercegovinë (306Euro) , ndërsa rritja më e vogël të shportës së konsumit  ka ndodhur  në Shqipëri( 53 Euro). Në Maqedoninë e Veriut shpoirta e konsumit minimal për dallim nga viti i kaluar që ka qenë 552 Eeuro , këtë vit është 660 Euro , domethënë 106.5 Euro më shumë.

Si është shporta minimale e konsumit në raport me pagat mesatare në vendet e Ballkanit Perënidmorë?

Diferencë pozitive mes pagës mesatare nga vlera e shportës konsumit minimal nga vendet e rajonit Ballkanit Perëndimorë ka vetë në Serbi, ku paga mesatare është 632 Euro ndërsa shporta e konsumit minal 439 Euro. Pra, diferenca pozitive është 193. Përpos Serbisë të gjith vendet e tjera të rajonit kanë diferencë negative mes pagës mesatare dhe shportës së kosnumit minimal. Gap-pi më i thellë është në bosnjë me diferencë negative prej 827 Euro.

 

 

 

 

 

 

Të fundit