E mërkurë, 5 Tetor, 2022

DËSHMI RRËQETHËSE: JA SI NDODHI SULMI NDAJ SALMAN RUSHDIE

Duke thënë se me ne atë ditë do ishte Salman Rushdie, papritur një burrë, hyri dhe ne menduam se do të dorëzonte një mikrofon, dhe gjithçka pastaj ndodhi shumë shpejt…

“Ne ishim në rreshtin e pestë, shfaqja sapo po fillonte. Salman Rushdie mbërriti, u ul dhe njerëzit duartrokitën. Një person nisi të prezantojë eventin duke thënë se me ne atë ditë do ishte Salman Rushdie… Papritur një njeri, një burrë, hyri dhe ne menduam se do të dorëzonte një mikrofon, dhe gjithçka ndodhi shumë shpejt.

Ai hyri nga ana e majtë dhe nisi ta godasë atë me thikë disa herë. Herën e parë në qafë dhe vendi u mbush me gja k. Rushdie u ngrit dhe kërkonte ndihmë për jetën e tij”.

Ky ishte rrëfimi i një dëshmitari të sulmit ndaj shkrimtarit Salman Rushdie.

Salman Rushdie, novelisti i lindur në Indi, kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij, duke u fshehur, pasi iranianët e kërcënuan me vdekje pas shkrimeve të tij. Ai u qëllua me thikë në qafë dhe kraharor, para se të ngjitej në skenë për të mbajtur një leksion të hapur në Nju-Jork më 12 gusht. Fill pas ngjarjes, autori 75-vjeçar u dërgua menjëherë në spital por tashmë, siç familjarët njoftuan, ai është jashtë rrezikut për jetën.

Rushdie ishte njoftuar javë më parë, se do të mbante një ligjëratë, përpara qindra artistëve nga perëndimi në Nju-Jork. Me këtë rast një djalë i ri, 24 vjeç, u ngjit papritur në skenë para novelistit dhe nisi ta godasë atë me thikë. Ngjarje kjo të cilës 75-vjeçari i trembej që prej viteve ’80, kur nisi të marrë kërcënimet e para për jetën.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes, rrëfejnë momentin që tronditi jo vetëm të pranishmit në sallë por edhe opinionin publik ndërkombëtar.

“Z.Rushdie po ecte ngadalë dhe u ul afër skenës. Ne po prisnim që ai të mbante leksionin e mëngjesit. Dhe një njeri u hodh para tij në skenë. Nuk e di si ndodhi, por në fillim u duk sikur po e godiste në kraharor. E përsëriti goditjen fort në kraharor dhe në qafë. Pashë që kishte një thikë në dorë dhe gjithçka u bë shumë kaotike”.

Të fundit