E mërkurë, 5 Tetor, 2022

KRIZA ENERGJETIKE, NËSE RREZIKOHET MBYLLJA E INSTITUCIONEVE SHKOLLAT MBYLLEN TË FUNDIT

Kriza energjetike ka kohë që po paralajmërohet, ndërkohë që qeveritë kanë filluar të mendojnë se çfarë zgjidhje do të gjejnë për një problem të këtillë. Kjo krizë është paralajmëruar edhe në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që po shikohen mundësitë se si mund të përballohet më lehtë. Nëse për shkak të krizës energjetike ndodh që disa institucione në Maqedoninë e Veriut duhet të mbyllen, shkollat mbyllen të fundit dhe hapen të parat, sepse mësimi me prezencë fizike është më i mirë dhe jep rezultate”, ka theksuar ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.

Shkruan: Eljesa Dervishi

200 ndërtesa në Berlin fikën dritat të dielën, një akt që tregon se duhet marrë seriozisht kursimi i energjisë elektrike.

Që nga fundi i korrikut, gjashtë institucione nuk i ndezin dritat sipas administratës mjedisore të Senatit. Shtëpia e Operës Shtetërore dhe Bashkia e Berlinit janë ende të ndezuara aktualisht, por së shpejti edhe ato do t’i fikin dritat.

Punonjësit e një kompanie elektrike do të fikin çdo ditë nga 120 prozhektorë tek ndërtesat, por nuk do t’i çmontojnë.

Berlini sigurisht që nuk do të kursejë para në fillim me këtë lëvizje, por sipas administratës së Senatit, kostot e kësaj fikjeje janë të ngjashme me kostot vjetore të energjisë prej 40,000 euro.

Prandaj, në një periudhë kohore afatshkurtër ky është “efekti domethënës i kursimit të energjisë që është vendimtar për masën, jo efektiviteti i pastër i kostos”.

“Në funksion të luftës kundër Ukrainës dhe kërcënimeve të Rusisë ndaj politikës energjetike, është e rëndësishme që ne të përdorim energjinë tonë me sa më shumë kujdes që të jetë e mundur”, tha senatorja për mjedisin Bettina Jarasch.

Kriza energjetike ka kohë që po paralajmërohet, ndërkohë që qeveritë kanë filluar të mendojnë se çfarë zgjidhje do të gjejnë për një problem të këtillë. Kjo krizë është paralajmëruar edhe në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që po shikohen mundësitë se si mund të përballohet më lehtë.

Pikërisht për këtë çështje ka pasur prononcim edhe nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.

“Nëse për shkak të krizës energjetike ndodh që disa institucione në Maqedoninë e Veriut duhet të mbyllen, shkollat mbyllen të fundit dhe hapen të parat, sepse mësimi me prezencë fizike është më i mirë dhe jep rezultate”, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.

Shaqiri u shpreh se kriza energjetike paraqet një sfidë aktuale, mirëpo mësimi me prezencë fizike nuk duhet rrezikuar.

“Rasti me krizën energjetike është një sfidë e madhe, institucionet arsimore duhet të jenë institucionet e fundit që mbyllen nëse ndodh një gjë e tillë dhe nëse një gjë e tillë ndodh me të gjithë, të parat që hapen duhet të jenë institucionet arsimore sepse prezenca e nxënësve në edukim jep rezultatet e tij, mësimdhënia me prezencë fizike më e mirë nga të gjitha nga të gjitha statistikat, pamë se çfarë problemesh dhe çfarë ndalimi pati mësimi online. Me vështirësitë që kemi pasur vitet e fundit në një periudhë disa vjeçare, këto vështirësi me prezencë fizike janë duke u tejkaluar”, tha Shaqiri në një intervistë për Alsat-M.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut aktualisht ka shpallur gjendje të krizës energjetikë ndërsa institucionet kanë paralajmëruar një dimër të vështirë.

Të fundit