E mërkurë, 5 Tetor, 2022

HRISTIJAN MICKOVSKI: FISHKËLLYERJA E MAQEDONISHTES NË SHESHIN “SKËNDERBEU” ËSHTË NJË SKANDAL I MADH

Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski, e ka cilësuar si “një skandal të madh” fishkëllyerjen e gjuhës maqedonase në manifestimin në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup,  gjatë shënimit të 21-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, raporton KDPOLITIK.COM.

“Ky është një skandal i madh,” i tha Mickovski DW në maqedonisht.

“Është një ngjarje e paguar nga qeveria, pra me para të shtetit. Në atë eveniment u fishkëllyer gjuha maqedonase, të njëjtën që qeveria po e shet lirë në negociatat me Bullgarinë. A është kjo lloj brohoritjeje që mendonte Ministrja e Kulturës kur justifikonte shpenzimin e parave publike për festa të tilla partiake. Është turp i madh që nuk ka asnjë reagim nga Qeveria. Nacionalizmi nuk e detyron politikën. Kjo tregon vetëm ndarjen e shoqërisë dhe ekzistencën e dy botëve paralele. Barriera të tilla i ndërtojnë elitat politike të pushtetit për t’ua lehtësuar realizimin e interesave të tyre personale lidhur me motive biznesi, ndërsa qytetarët maqedonas dhe shqiptarë zhyten në urrejtjen artificiale të nxitur nga politikanët që u përshtaten atyre”, thotë Mickoski.

Nën organizimin e zv/kryeministrit të parë dhe Ministrit të Sistemit Politik dhe të Marrëdhënieve Ndërkomunitare, Artan Grubi, më 13 gusht u mbajt “Festivali i Paqes”, i cili duhej të festonte 21 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe ishte planifikuar të shndërrohej në një nga festivalet më të mëdha rajonale, multikulturore dhe unifikuese. Kur moderatorja filloi ta lexonte njoftimin në gjuhën maqedonase, pasi më parë e kishte lexuar në shqip, një pjesë e të pranishmëve e përcollën me fishkëllima.

Kjo tregon se sa artificiale është vetë festa, e cila ka shenjë partiake dhe është vetëm për qëllimin e zgjedhjeve në Tetovë. Ne kemi Marrëveshje Kornizë, por Haraçinova nuk ka kanalizim. Kemi festë partiake të Marrëveshjes Kornizë, por Tetova nuk ka ujë të pijshëm. Dhe ne kemi një qeveri dhe një kryeministër që heshtin për të gjitha këto. Maqedonasit si shqiptarët po shpërngulen masivisht. Këto janë gjërat që duhet të ndryshohen”, thekson Mickoski.

Reagime dhe kërkesa për kërkimfalje kanë ardhur edhe nga liderë që janë pjesë e koalicionit qeverisës. Lideri i Bashkimit Demokratik, Pavle Trajanov, thotë se Qeveria është dashur të reagojë dhe ta dënojë ashpër atë akt që ka për qëllim të shkaktojë mostolerancë, përçarje dhe padurim ndëretnik.

“Kërkoj nga Ali Ahmeti të kërkojë falje dhe përgjegjësi nga organizatorët e këtij manifestimi. Të festosh me paratë e qytetarëve në këtë kohë të vështirë dhe në të njëjtën kohë të shkelësh dinjitetin e maqedonasve, është një gjë e rrezikshme që duhet dënuar nga ambasadat e vendeve anëtare të BE-së, por edhe nga vetë BE-ja. Nuk duhet të ketë standarde të dyfishta kur ndodhin provokime të tilla, por duhet një reagim i ashpër, dënim dhe përgjegjësi politike”, thotë Trajanov.

 

 

Të fundit