E enjte, 29 Shtator, 2022

PROPOZIMI FRANCEZ HAPI RRUGËN E INTEGRIMEVE EUROPIANE

Hapja e negociatave me BE-në është një hap shumë i rëndësishëm për sa i përket rrugës së integrimit të Maqedonisë në BE.  Gjithashtu vlen të potencohet me theks të veçantë se kemi marrë mbështetje të fortë për integrimin tonë europian, i cili fillon në Bruksel, nëpërmjet mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare, që nënkupton edhe fillimin e procesit të skriningut dhe fillimin zyrtar të negociatave.

Shkruan: Abduselam Kamberi

Si çdo qytetar i RMV-së edhe unë zgjodha që në cilësinë e kryetarit të kuvendit studentor pranë UNT-së të shprehë mendimin apo opinionin tim ndaj çdo fenomeni politik apo shoqëror në vendin tim.

Në ditët që lamë pas gjithë bashkërisht jemi dëshmitarë për diskutimin e bërë rreth propozimit francez, propozim ky i bërë nga presidenca franceze nga 30 qershori i vitit 2022.

Dhe më në fund Kuvendi i RMV-së i votoi konkluzionet për pranimin e propozimit të KE-së për hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

Kështu e kemi përmbushur detyrimin tonë historik si shtet dhe si komb.

Hapja e negociatave me BE-në është një hap shumë i rëndësishëm për sa i përket rrugës së integrimit të Maqedonisë në BE.

Gjithashtu vlen të potencohet me theks të veçantë se kemi marrë mbështetje të fortë për integrimin tonë europian, i cili fillon në Bruksel, nëpërmjet mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare, që nënkupton edhe fillimin e procesit të skriningut dhe fillimin zyrtar të negociatave.

Perspektiva e shtetit tonë demokratik dhe multietnik është pa dyshim vazhdimi në rrugëtimin e proceseve dhe reformave të kërkuara nga Bashkimi Europian.

 

Të fundit