E mërkurë, 17 Gusht, 2022

FOTO | RUSIA GODET SËRISH KIEVIN, NDËSHKON ORIENTIMIN EVROPIAN TË UKRAINËS

Kievi, kryeqyteti i Ukrainës, është sërish nën bombardime masive. Kievanët sot janë zgjuar nga 4 shpërthime masive në rrethin qendror Shevchenkivskyi rreth orës 5:47-6:37 të mëngjesit. Në total, sulmi i mëngjesit të sotëm numëroi 14 raketa në periferi të Kievit dhe në vetë kryeqytetin ukrainas, raporton KDP.

Raketa goditi çatinë e një pallati 9-katësh banimi dhe dëmtoi disa kate të sipërme. Gjithashtu është goditur edhe një kopsht fëmijësh aty pranë.

Një vajzë 7-vjeçare është nxjerrë e gjallë nga nën rrënoja dhe është dërguar në spital. Nëna e saj ende qëndron nën rrënoja, punëtorët e shpëtimit po punojnë për ta shpëtuar. Për momentin raportohet se ka vdekur një person.

Gjyshja e 7-vjeçares, Zhenya, pret shpëtimin e nuses: “Fëmijët e mi kanë jetuar këtu në këtë shtëpi, në katin e 9-të. Ekipi i shpëtimit po dëgjon nusen time duke bërtitur për ndihmë dhe duke u përpjekur ta nxjerrë jashtë”.

“Sulmet e Putinit në Kiev këtë mëngjes dhe sulmi masiv i djeshëm me raketa, në të cilin u lëshuan më shumë se 50 raketa, është një përpjekje e egër për të ndëshkuar Ukrainën për zgjedhjen e saj evropiane”, thotë Anton Gerashchenko, Këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës.

Ndryshe, në samitin e fundit të Bashkimit Evropian, Ukraina fitoi statusin e vendit kandidat për anëtarësim.

Të fundit