E diel, 22 Maj, 2022

DEPUTETI GJERMAN THOTË SE PRESIDENTI SERB NUK ËSHTË I VENDOSUR

Deputeti i Bundestagut gjerman dhe kryetar i Komitetit të Ballkanit Perëndimor, Josip Juratoviq, ka deklaruar se sanksionet kundër Rusisë që do t’i vendosnin vendet e Ballkanit Perëndimor do të ishin një shenjë solidariteti me pjesën demokratike të botës, ‘një shenjë se Serbia mund të mbështetet tek ne, por edhe  ne tek Serbia’.

‘Në Pekin dhe në Moskë nuk qëndrojnë njerëz budallenj, ata e dinë se rajoni do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian (BE) dhe se nuk mund të jetë sfera e tyre e ndikimit. Beogradi do të duhet të përcaktohet nëse e dëshiron dhe më tej partneritetin me ne  dhe po ua rikujtoj se rreth shtatëdhjetë për qind e investimeve në Serbi vijnë nga BE-ja, apo me dikë tjetër,’- transmeton KDP deklaratën e Juratoviqit për të përjavshmen e pavarur serbe NIN.

Ai ka thënë se deri tani presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ‘ka bërë manovrime.

‘Ai një rrëfim kishte në Bruksel, të dytin në Moskë, të tretin në Beograd, të katërtin në një fshat serb, ne e njohim këtë prej vitesh, por kjo nuk do të mund të funksionojë më,’ – tha Juratoviq për median në Beograd.

Të fundit