E premte, 2 Dhjetor, 2022

NAZIM RASHIDI: BLLOKADA E KUVENDIT ËSHTË E DREJTË E OPOZITËS, NË OPINION PO RRITET SENTIMENTI ANTI-QEVERITAR

Analisti dhe autori i emisionit debativ “200”, Nazim Rashidi, në një intervistë ekskluzive për KDPolitik.com thotë se është e drejtë e opozitës të kundërshtojë për të përmirësuar politikat e qeverisë. Bllokada e Kuvendit, sipas tij, është pasojë e refuzimit nga ana e kryeministrit, Dimitar Kovaçevski, të kërkesës së liderit të VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski për takimin liderësh.

 

Inervistoi: Enis Shaqiri 

 

“Opozita në vetvete gjithmonë ka të drejtë të thiret dhe të kritikoj qeverinë me të vetmen arsye për të përmisuar hapat e qeverisë.” thotë Rashidi.

KDP: Së fundmi kemi bllokimin e Kuvendit nga ana e VMRO-DPMNE-së , që le të kuptohet se kemi një Kuvend gjysëm funksional. Pra ky vendim i VMRO-DPMNE-së, që siç e cilësojnë “Shpëtim Kombëtar” “i mbeshtetur nga Levizja Besa dhe Levica”, është zgjidhje e duhur ose e gabuar?

Nazim Rashidi: Në këtë kontekst, është e drejta e opozitës, që të krjiojë hapa politik, ku do duhet që t`i bindin qytetarët se opsioni i tyre është më i mire kundrejt pozitës. E vërteta tjetër është se paralelisht me këtë veprim të opozitës “që është i natyrshëm”, në opinion është rritur edhe sentimenti anti-qeveritar, ku kjo ka ndodhur për shumë arsye, si psh: Zhgënjimi i qytetarëve, aferat korruptive, mos realizmi i premtimeve, bllokimi i rrugës evropiane, që dikur qeveria ka dhënë garancë dhe ka premtuar se pikat negative të lartëpërmendura do të shpërbëhen, ndërsa ato pozitive do të realizohen . Pra në këtë kontekst, opozita tentonë të përfitojë nga këto çështje, ku sipas meje çdo gjë deri këtu ka kuptim. Mirëpo problemi fillonë në momentin kur edhe opozita edhe qeveria kontekstualizohen, dhe marrin veprime të cilat shkojnë në dam të qytetarëve,
Në kohën kur ka kriza ekonomike, kur ka rritje të çmimeve, atëherë ndodhë zhgënjimi i pergjithshëm tek klasa politike, ku si pasojë mundë te sjellë nxitjen e madhe të ikjes së popullatës dhe sidomos ikjen e të rinjëve, ku e humbin besimin edhe tek pozita edhe te opozita, që i bie të thonë : “qeveria nuk na zbaton ato që duhet, kurse opozita në vend që të jetë racionale , eshte duke marë veprime qe prap do i vuaj kurrizi i qytetarit”.Pra në një situatë të tillë, mendoj që duhet të ketë një lloj racionaliteti nga të dya palët, me të vetmin qëllim që qytetarët te kenë një jetë më të lehtë, dhe tu lehtësohen rethanat e veshtira në të cilat jetojnë.

KDP: A mendoni se kjo nismë e bllokadës së Kuvendit do të arrijë të caktojë datë për zgjedhje të parakohëshme Parlamentare?

Nazim Rashidi: Kjo nismë e filluar, padyshim që ka krijuar dhe në vijim do të krijojë një lloj tensioni. Pra në qoftë se Kuvendi nuk funksionon në formë normale, padiskutim që skena politike do të jetë e tensionuar. Mirëpo se a do të shkojë vendi direkt në zgjedhje të parakohëshme, kjo do të varet edhe nga faktorë të tjerë. Pra në qoftë se rritet edhe presioni “Qytetar” ku këtu bëjnë pjesë edhe aktorë të ndryshëm të shoqërisë, atëherë me shumë gjasë mundë arrihet kjo çështje. Në të kundërtën, në qoftë se bllokimi i Kuvendit do të sjellë probleme për qytetarët, do të jetë një grusht që do ta zgjënjej opozitën. Por gjithsesi, ajo që unë personalisht e shohë nga këndvshtrimi im, si gazetar, si një person që çdo ditë komunikojë me njerëz të ndryshëm, është që qytetarët për momentin duan lehtësimin e rrethanave në të cilët ata jetojnë. Sepse ne nuk jemi një shtet i pasur, njerëzit, kryesisht populli janë të varfër, me rritjen e çmimeve, me tensionet gjeopolitike të cilat ndikojnë direkt tek qytetarët, ata me automatizëm , indirekt duan apo nuk duan, kërkojnë ndihmë nga politika, që ata ta kenë më të lehtë ti përballojnë situatat.

KDP: Pushteti beson se hapja e bisedimeve me BE pritet të jetë në fund të qershorit, ndërkohë vendi ka një Kuvend gjysmë-funksional, për të mos thënë jo-funksional. Mendoni se kjo bllokadë do e dëmtojë pozitën e vendit përballë hapjes së bisedimeve?

Nazim Rashidi: Mendimi im është se hapja e negociatave nuk varet nga Parlamenti apo opozita e RMV-së. Hapja e negociatave varet direkt nga Bullgaria, pra nëse qëndrimet bullgare do të ndryshonin, atëherë negociata do të fillonin. Mendoj që këto tensione politike nuk hyjnë në raportimet e fundit të Bashkimit Evropian. Vlersimet nga Brukseli janë që Maqedonia e Veriut i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe e vetmja çështje është problem me Bullgarinë.

 

Të fundit