E diel, 22 Maj, 2022

13 THËNIET E GJERGJ KASTRIOTIT – SKËNDERBEUT

Shqiptarët etnikë sot festojnë ditëlindjene figurës më të çmuar në historinë e tyre. Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti, i njohur si Skënderbeu. Ai ishte një fisnik dhe udhëheqës ushtarak i cili gjithmonë e nënshkroi veten si Zot i Arbërisë apo Dominus Albaniae. 

Disa thënie të tij gjatë viteve 1456-1465:

1. Kur bëhet bashkë e mira me të mirën, veç mirësi ka. Kështu ka ndodhur sa herë që kam pasur të bëj me njerëz të mirë.
(Prokurë e Skënderbeut dhënë ambasadorit të tij Gjergj Pelinit, 8 korrik 1457).

2. Vendi im është i varfër dhe shtëpia ime është e vogël. Por atë ma ka falur Zoti.
(Po aty).

3. Ne kemi kërkuar të ruajmë besën, në mbrojtje të së cilës kemi kaluar rreziqe sa nuk mund të numërohen, dhe sa herë e kam përballuar vdekjen me dashje.
(Përgjigja e Skënderbeut drejtuar Princit të Tarantes Johannes Antonius de Ursinis,
31 tetor 1460.)

4. Çfarëdo që të ndodhë, unë do jem mik i virtytit, dhe jo i fatit.
(Po aty).

5. Ne quhemi Epirotë, dhe duhet të keni dijeni se në kohë të tjera, paraardhësit tanë kaluan në vendin që ju mbani sot dhe patën luftime të mëdha me Romakët, dhe ne e dimë se në më të shumtën e herëve, ata u ndanë me nder sesa me turp.
(Po aty).

6. “Jam në prag të varrit. Po ju lë një mbretëri me forca të afta për ta mbrojtur, por me një pasardhës të paaftë nga mosha për ta drejtuar. Megjithatë, në qoftë se në të ardhmen ju bëheni trima dhe të virtytshëm, ju mund të përballoni të gjitha sulmet e armiqve tuaj”. – para vdekjes 

7. “Duke pasur virtytin si udhërrëfyes, lajkatarët dhe të pabesët do të largohen prej jush… Të virtytshëm, ju mund ta mbani lehtë perandorinë që po ju lë të tronditur nga lufta e vazhdueshme; ta përforconi, ta rimëkëmbni nëpërmjet pushimit dhe qetësisë….”

9. “Krijoni vendshkrime të pacensuruara në të gjithë sipërfaqen e mbretërisë, ku mund të publikohen të gjitha padrejtësitë dhe dhuna që mund të ushtrohen nga drejtuesit e krahinave tuaja”.

10. “Ju do të mbroni artizanët, si njerëzit më të dobishëm të zonave të pushtetit tuaj, dhe do të parandaloni shtypjen e tyre nga pasanikët. Krenaria dhe luksi i bën pasanikët të pandjeshëm ndaj fatkeqësive të varfërve, të cilët nuk kanë as tituj (grada) e as mbështetje”

11.  “Duhet të jeni të butë dhe të dashur me njerëzit tuaj! Dukuni shpesh mes tyre, bisedoni me ta, pyetini ata nëse dëshirat tuaja për drejtësi janë ekzekutuar nga ministrat tuaj”

12. “Princi që qëndron i mbyllur me oborrtarët e tij shikohet nga populli i tij si armik dhe tiran… Dëgjoni ankesat dhe kërkesat e popullit tuaj me qetësi, saqë t’i frymëzoni besim atij për t’ju ndihmuar të korrigjoni abuzimet dhe fatkeqësitë e shtetit”

13. “Kushdo që këshillon për të luftuar për hir të Perëndisë, është një mashtrues, i cili dëshiron të sakrifikojë të vërtetën për interesat e tij. Zoti është i fuqishëm, ai mund të bëjë gjithçka vetë, pa ndihmën e askujt…”

 

Të fundit