E diel, 22 Maj, 2022

Kosovare Asllani “përkrah” Benzemasë, nëntëshet e arta të Realit

Futbollistja me prejardhje shqiptare, Kosovare Asllani, e ka publikuar në llogarinë e saj në Facebook një fotomontazh me Karim Benzemanë.

Që të dy e mbajnë numrin nëntë në fanellën e Real Madridit në dy kategoritë e ndryshme.

Asllani e ka publikuar këtë fotografi, për ta nderuar francezin, i cili po kalon nëpër një formë të mrekullueshme me madrilenët.

“KA9 <3 KB9” është mbishkrimi që ia ka vënë fotos, duke iu referuar numrit të përbashkët që e ndajnë në ekipet respektive, te klubi më i madh në botë.

/Klan Kosova

Të fundit