E mërkurë, 17 Gusht, 2022

I çmenduri Putin: Po shtohen mercenarët nga Shqipëria në Ukrainë. Xhaçka:Kjo është një gënjeshtër!

Vladimir Putin përsëriti prapë se në luftën në Ukrainë ka mercenarë nga vendet e rajonit tonë, përfshi edhe Shqipërinë

“Ne kemi vërejtur gjithnjë e më shpesh paraqitjen e mercenarëve nga vendet e treta, duke përfshirë nga Shqipëria dhe Kroacia, luftëtarë kosovarë, madje edhe xhihadistë me përvojë në luftimet në Siri”, shprehet presidenti Putin.

Këtë shqetësim ia përcolli kancelarit gjerman, Olaf Schoz, me të cilin zhvilloi një bisedë telefonike që ka zgjatur një orë. Pika e vetme e diskutimit ka qenë lufta në Ukrainë.

Ndërkohë pas kësaj ka reaguar edhe ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhacka.

“Nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë! Kjo është një gënjeshtër që Moska vazhdon ta përsërisë pa turp! Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës. Zoti i bekoftë ata 🇺🇦❤️🇦🇱”, shkruan Xhacka. Më herët ditë më parë Vladimir Putin përsëriti të njëjtat akuza për mercenarë nga vendet e Ballkanit Perëndimorë. ©LAPSI.al

Të fundit