E premte, 19 Gusht, 2022

Putin: Operacioni rus po shkon sipas planit

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë të enjten se “operacioni special ushtarak” në Ukrainë është duke shkuar sipas planit dhe i ka konsideruar ushtarët rusë si heronj. Komentet televizive të Putinit kanë qenë në kundërshtim me deklaratat e qeverive të Perëndimit dhe agjencive të inteligjencës se fushata ushtarake e Putinit po përballet me probleme logjistike, gabime taktike dhe rezistencë më të madhe sesa është pritur nga Ukraina.​

 

Lideri rus i ka përshkruar ushtarët rusë si “heronj të vërtetë” dhe ndonëse e ka pranuar se ka humbur “disa qyteza të vogla”, ai ka insistuar se operacioni special i Rusisë është duke shkuar “sipas planit”.

“Suksesi” i ushtrisë ruse në Ukrainë është shembull i atij “herozimi”, ka pretenduar Putin.

Në një adresim televiziv, ai ka thënë se ukrainasit dhe rusët janë “një popull”, mirëpo ukrainasit janë “të kërcënuar dhe me tru të shpëlarë”.

Putin është zotuar se do të shkatërrojë “anti-Rusinë e krijuar nga Perëndimi”.

Presidenti rus ka pretenduar se trupat ruse po ofrojnë korridore humanitare që civilët të largohen, duke rënë në kundërshtim me atë që kanë thënë ukrainasit.

 

Të fundit