E premte, 19 Gusht, 2022

SANKSIONE,NEGOCIATA DHE NJË MESAZH NGA OPOZITA RUSE

BE ka miratuar pako të re të sanksioneve kundër Bjellorusisë, e cila mbështet Rusinë në agresionin kundër Ukrainës. Ndërkohë është paralajmëruar raundi i dytë i bisedimeve mes delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës, por akoma nuk dihet se kur mund të mbahen. Alexei Navalny i opizitës ruse ka publikuar një mesazh të fuqishëm në Twitter – ku u bënë thirrje demonstruesve në mbarë Rusinë që të vazhdojnë të protestojnë kundër invazionit rus në Ukrainë

Shkruan: Enis Shaqiri

Përfaqësues të Bashkimit Evropian kanë bërë të ditur se kanë miratuar pakot e reja me sanksione kundër Bjellorusisë, pasi ka treguar mbështetje ndaj Rusisë në luftën kundër Ukrainës. Presidenca franceze e BE-së konfirmoi se goditja do të jetë në ekonomi.
“Sanksionet do të godasin gjithashtu disa sektorë ekonomikë, dhe në veçanti lëndën drusore, çelikun dhe kaliumin”, thuhet në deklaratë.
Bëhet e ditur se qëllimi kryesor kundër Minskut është ndalimi i eksporteve të çdo malli tjetër bjellorus në BE.
Nga ana tjetër Kina nuk do të bashkohet me SHBA-në dhe qeveritë perëndimore evropiane në vendosjen e sanksioneve financiare ndaj Rusisë.
Komisioni Rregullator i Bankave dhe Sigurimeve në Kinë ka bërë të ditur se Pekini kundërshton sanksionet, dhe se ato nuk kan baza ligjore, dhe nuk do të kenë efekte pozitive.
“Ne nuk do t’i bashkohemi sanksioneve të tilla dhe do të mbajmë shkëmbime normale ekonomike, tregtare dhe financiare me të gjitha palët përkatëse. Ne nuk i miratojmë sanksionet financiare, veçanërisht ato të nisura në mënyrë të njëanshme, sepse ato nuk kanë shumë bazë ligjore dhe nuk do të kenë efekte të mira”, ka thënë Guo Shuqing.
Ndërsa sot si ngjarje kryesore është paralajmëruar raundi i ri bisdemeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, por ende nuk ka detaje shtesë për lokacionin apo format e diskutimit.
“Këtë pasdite, vonë pasdite, delegacioni ynë do të jetë në vend për të pritur negociatorët ukrainas. Delegacioni ynë do të jetë i gatshëm të vazhdojë bisedimet sonte”, tha Peskov në konferencë për media.
Ndryshe mediat ruse kanë bërë të ditur se takimi i planifikuar për t’u mbajtur në kufirin polako-bjellorus nuk do të zhvillohet këtë të mërkurë.
Sipas burimeve nga Kremlini, takimi mes delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës mund të mbahet të premten ose në fundjavë.
Peskov ka refuzuar të jap detaje për lokacionin e bisedimeve. Të hënën, bisedimet mes delegacionit ukrainas dhe atij rus u mbajtën në Bjellorusi, në afërsi të kufirit me Ukrainën. Dy palët kanë biseduar për një armëpushim potencial, sipas këshilltarit të presidentit të Ukrainës, por nuk ka pasur rezultate konkrete.
Vlenë të theksohet se nga ana e opozitë ruse, Alexei Navalny ka publikuar një mesazh të fuqishëm në Twitter – ku u bënë thirrje demonstruesve në mbarë Rusinë që të vazhdojnë të protestojnë kundër invazionit rus në Ukrainë.
Rusia, duam të jem një komb i paqes. Por pak njerëz në botë mund të na quajnë kështu tani”, ka shkruar Navalny.

Të fundit