E premte, 19 Gusht, 2022

VRITET NJË NDËR PILOTËT MË TË MIRË: U KTHYE NGA PENSIONI PËR TË MBROJTUR UKRAINËN E TIJ

Populli ukrainas u godit nga lajmi i hidhur:  Koloneli Oleksandar ‘Ujku Gri’ Oksanchenko, i cili ishte pilot i Forcave Ajrore të Ukrainës nga viti 2013 deri në vitin 2018, humbi jetën të premten mbrëma kur mbrojtja ajrore ruse rrëzoi avionin e tij mbi Kiev.

Agjencitë e lajmeve, transmeton KDP, rikujtojnë se ai kishte kohë që kishte braktisur shërbimin aktiv, por me pushtimin e Ukrainës nga Rusia  u rikthye në  vendin e punës për t’i dalkë atdheut në mbrojtjhe dhe – u bë fli.

Presidenti ukrainas, Vladimir Zelensky, e dekoroi pas vdekjes me titullin ‘Hero i Ukrainës’.

Oksanchenko kishte fituar famë ndërkombëtare për për pilotimin e shkathët në garat botërore  si IAF, The Royal International Air Tattoo, International Airshow 2017, Czech International Air Fest/KDP/

Të fundit