E premte, 19 Gusht, 2022

Ursula von der Leyen : Do reduktojmë varësinë e Evropës nga gazi rus

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka dënuar ashpër agresionin rus ndaj Ukrainës.

Gjatë fjalës së saj në seancën e Parlamentit Europian, Von der Leyen tha se europian duhet të qëndrojnë më të bashkuar se kurrë.

Ajo u shpreh se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë do të kenë kosto edhe për qytetarët europian, por “liria ka çmim dhe kjo është kosto që duhet të paguajmë”.

Ursula von der Leyen theksoi se do reduktohet varësia e Evropës nga Rusia, të cilin e konsideroi një investim strategjik që do ndikojë në ekonominë e Kremlinit.

“Jemi më të bashkuar se kurrë dhe do vazhdojmë të jemi të bashkuar. E di që sanksionet do të kenë kosto për ekonominë tonë. Do ju flas sinqerisht qytetarëve evropian, kaluam 2 vite të vështira për shkak të pandemisë po besoj se do të qëndrojmë të bashkuar përballë këtij agresioni rus. Kjo është kosto që do të paguajmë sepse liria ka çmim dhe mund të jetë i shtrenjtë për qytetarët e vendeve tona. Do reduktojmë varësinë tonë nga gazi rus. Ky është një investim strategjik. Kjo do të thotë më pak për ekonominë ruse. Nuk mund ta marrim si të mirëqenë sigurinë e qytetarëve tanë, do marrim përgjegjësitë. Kjo krizë do të ndryshojë Evropën. I shtrijmë dorën qytetarëve që nuk mbështetin Putin. Qytetarët po luftojnë për lirinë edhe për ne, për mbarë universin dhe janë gati të vdesin për liri”, u shpreh ajo.

Von der Leyen iu drejtua me mesazh të fortë oligarkëve rusë: “Mos bëni gabim, ne do të ngrijmë asetet e tjera të tyre, qofshin jahte apo makina të bukura”.

Ajo bëri gjithashtu një dallim midis Kremlinit dhe popullit rus.

“Ka një Rusi tjetër, përveç tankeve të Putinit, dhe ne i shtrijmë dorën tonë të miqësisë kësaj Rusie tjetër”, tha Presidentja e Komisionit Evropian.

Të fundit