E premte, 19 Gusht, 2022

Sulmohet kulla televizive në Kiev, të paktën pesë të vrarë

Agjencia për Emergjenca e Ukrainës tha se pesë persona janë vrarë pas sulmit ndaj një kulle televizive në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Kjo agjenci tha se ka edhe të plagosur.

Ende është e paqartë nëse kulla televizive është goditur drejtpërdrejtë, pasi e njëjta nuk është rrëzuar, por shpërthimi bëri që disa transmetues të humbisnin sinjalin.

Më poshtë mund të shikoni disa pamje të incizuara pas këtij sulmi, që Minsitria e Jashtme ukrainase e ka quajtur akt barbar.

Të fundit