E premte, 19 Gusht, 2022

NË UT PROMOVOHET LIBRI MBI TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE

Në Universitetin e Tetovës është promovua libri “E drejta ndërkombëtare private – pjesa e posaçme”, e autorëve Prof. Dr. Asllan Bilalli, Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe Doc. Dr. Arbër Ademi. Gjatë promovimit është theksuar se ky libër është i një rëndësie të madhe për Fakultetin Juridik, dhe u dedikohet studentëve të cilët deri më tani kanë pasur një boshllëk të madh në këtë lëmi. Gjithashtu ky libër do t’iu ndihmojë të gjithë praktikantëve të drejtësisë, të cilët ndeshen me marrëdhëniet juridike-private me elemente të huaj në aspektin teorik, legjislativ si dhe ate komperativ.

Shkruan: Puhiza Osmani

Dekani i Fkultetit Juridik, Qebir Avziu, ka theksuar se s’ka punë më fisnike dhe më të ndershme se sa të shkruarit e një libri dhe se ta bartësh diturinë prej një brezi në brezin tjetër është një punë hyjnore. Sipas tij, populli ynë ka pasur shumë ngjarje dhe figura të rendësishme, por gjithashtu është karakterizuar nga një anomali përgjatë historikut të tij, kjo vjen si rrjedhoj e moszhvillimit të të shkruarit në shkencë, si rezultat i së cilës këto ngjarje dhe figura të rëndësishme me kalimin e kohës janë zbehur, madje dhe janë përvetesuar nga popuj tjerë.

“Ky libër është mjaft i rëndesishëm në Fakultetin Juridik, ku është një nga lëndët bazë E drejta nderkombëtare private- pjesa e posaçme, që ka plotësuar zbrazëtinë në këtë lëmi dhe që do të jetë në favor të studentëve.”, ka theksuar Avziu.

Prof. Dr. Arbër Ademi ka theksuar se realizimi i këtij libri ka qenë një rrugë shumëvjeçare që nga viti 2018, një bashkëpunim të cilin ai e ka dashur që nga periudha e tij si student. Ademi ka theksuar se ky libër dedikuar studentëve trajton në mënyrë të përgjithëshme të gjitha çështjet që i rregullon e drejta ndërkombëtare private. Ai është shprehur se formësimi i këtij libri ka qenë i nevojshëm jo vetëm për Republikën e Kosovës por edhe për vetë Republikën e Maqedonisë së Veriut me formësimin e legjislacioneve vetanake ku u inponua nevoja dhe domosdoshmëria për të patur një libër cilësor universitar dhe gjithëpërfshirës që do të analizojë marrëdhëniet juridike-private me elementë të huaj qoftë në aspektin teorik, qoftë në aspektin legjislativ duke u mbështetur në sistemet juridike të të dyja vendeve por duke përfshirë këtu edhe aspektin komperativ që do të thotë janë analizuar janë komentuar burime juridike nacionale të të dyja vendeve, gjithashtu burime juridike ndërkombëtare, por janë trajtuar edhe zgjidhjet juridike karakteristike të vendeve të tjera.

“Sot ndjehem jashtëazkonisht i lumtur qe me ju dhe para jush të promovojmë finalizmin e një pune disavjeçare apo me mirë te themi daljen në dritë të librit tonë universitar të përbashkët. Dua t’i them disa fjalë zemre, prej kohësh e kam dëshiruar një bashkëpunim me profesorin Asllan Bilallin dhe kjo dëshirë ka buruar gjatë studimeve të mia kur profesori ka qenë udhëheqësi im shkencor, edhe pas mbarimit të studimeve doktoriale kemi mbajtur komunikim të vazhdueshëm, takime të vazhdueshme, dhe diku në vitin 2018 profesori shpalosi iden që të jemi bashkautorë të këtij libri universitar”, ka theksuar ai..

Libri “ E drejta ndërkombëtare private- pjesa e posaçme”  në radhë të parë u dedikohet studentëve të fakulteteve juridike që janë në studime në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve, por edhe të gjithë atyre të cilët në mënyra apo në forma të ndryshme ndeshen me marrëdhëniet juridike-private me elementë të huaj, qofshin ata prokurorë, gjykatës ose noterë.

“Jam shumë i lumtur që po e bëjmë sot promovimin e këtij libri në Universitetin e Tetovës. Arsyeja është se në përbërjen e këtij libri kemi autorë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut dhe kjo tregon që dy shtetet tona, apo dy popujt tonë kemi pasur bashkëpunim edhe në fushën shkencore, për këtë dua ta falenderoj në veçanti profesor Asllanin për këtë iniciativ. Kisha dashur që ju studentë të merrni shembuj të mirë ta forconi shkencën, ta shfrytëzoni në dobi të kombit dhe njerëzimit. Unë pres që të dalin njerëz eminent që do të na kenë neve si pikë referimi, por edhe do të na tejkalojnë dhe prej këtij auditoriumi do të dalin njerëz që do të marrin çmime prestigjioze. ” ka theksuar Prof.Dr Hajradin Kuçi.

Ndërsa Prof. Dr. Asllan Bilalli  ka theksuar se përmes pjesës së posaçme juristët do ta kuptojnë më lehtë të drejtën ndërkombëtare private si dhe pjesën e përgjithëshme, gjithashtu do të mundësohet aplikimi i saj në praktikë. “Do t’iu ndihmojë praktikantëve të drejtësisë kuptimin me elementë ndërkombëtarë qoftë ato që kanë të bëjnë me marrëdhënie civile, tarshigimore, familajre, sociale, ekonomike, marrëdhëniet e punës etj. Unifikimi i të drejtës sidomos në kuadër të Unionit Evropian e zvogëlon konfliktin e ligjeve”, ka theksuar ai.

Autorët janë shprehur për një bashkëpunim tjetër në të ardhmen për një libër që do të trajtonte Të drejtën europiane private.

Të fundit