E mërkurë, 17 Gusht, 2022

Masat ekonomike në RMV: Ngrirje çmimesh, ulje e marzhit të fitimit për bizneset

Fatmir Besimi, ministër i Financave në RMV tha  se plani i masave për rritjen e çmimeve ka nisur që nga viti 2020 dhe ka vijuar intensivisht dhe me krizën e energjisë. Sipas tij ngrirja e çmimeve është një ndërhyrje në treg, vendim për të cilin kanë hezituar, por me situatën aktuale është shumë i nevojshëm.

Në Maqedoninë e Veriut çmimet do të ngrijnë dhe marzhi i fitimit për bizneset do të ulet.

Fatmir Besimi, ministër i Financave në RMV tha për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se plani i masave për rritjen e çmimeve ka nisur që nga viti 2020 dhe ka vijuar intensivisht dhe me krizën e energjisë.

Sipas tij ngrirja e çmimeve është një ndërhyrje në treg, vendim për të cilin kanë hezituar, por me situatën aktuale është shumë i nevojshëm.

“Sa i përket ndërmarrjeve, kompanive që të lehtësojmë ngarkesat e tyre kemi masën autonome për disa produkte ku kemi hequr tarifat doganore për 6 muaj, por edhe kemi kaluar një ligj në parlament ku 258 tarifa doganore i kemi zvogëluar,” – u shpreh Besimi.

Ndërkohë ai tregoi se në cilësinë e pronarit, qeveria ka vendosur të shesë energjinë që prodhohet nga kompania shtetërore e prodhimit të energjisë elektrike në vend, me çmim më të ulët se i tregut, në mënyrë që të krijohet një balancë.

Sa i takon krizës ekonomike që pritet të vijë prej luftës, ministri u shpreh se me Rusinë dhe Ukrainën nuk kanë marrëdhënie të ngushta tregtare, por do të ndikohen nga kriza që do të përfshije Bashkimin Europian.

Të fundit