E mërkurë, 17 Gusht, 2022

SULMI NË UKRAINË: RRITEN ÇMIMET E NAFTËS

Rusia naftën e vet brut ua shet kryesisht rafinerive evropiane dhe njëherësh është furnizuesi më i madh i Evropës me gaz natyror, duke siguruar rreth 35 për qind të sasisë së përgjithshme. Në tregun e Londrës, menjëherë pas sulmit të Rusisë në Ukrainë, çmimi i një fuçie nafte u ngrit në mbi 100 dollarë, për herë të parë pas më shumë se shtatë vjetësh, por shpejt ra nën këtë nivel të kësaj shkalle të rëndësishme psikologjike,- transmeton KDP analizën e agjencisë Reuters.

Pas luhatjeve të mëdha në fund të javës, çmimi i fuçisë në tregun e Londrës shënoi një rritje në shkallë javore prej 4.7 për qind, duke arritur 97.93 dollarë, ndërsa në tregun amerikan një fuçi u shtrenjtua për 0.6 për qind duke arritur çmimin 91.59 dollarë.

Të enjten, pas i Rusia sulmoi  Ukrainën, çmimi i një fuçie në tregun e Londrës, në një moment arriti shifrën 105.79 dollarë, niveli ky më i lartë që nga fundi i vitit 2014.

Sulmi më i madh i një vendi evropian ndaj një tjetri që nga Lufta e Dytë Botërore ka nxitur frikën nga çrregullimi i furnizimit.

‘Rusia është prodhuesi i tretë për nga madhësia dhe eksportuesi i dytë më i madh i naftës në botë. Duke pasur parasysh stoqet e ulëta dhe kapacitetet e vogla të pashfrytëzuara, tregu i naftës nuk mund të lejojë çrregullime të mëdha të furnizimit. Shqetësimi për furnizime mund të nxisë edhe akumulimin e rezervave të naftës, gjë që mbështet çmimet,’-tha Giovanni Staunovo nga UBS.

Mirëpo, shpejt pas kësaj çmimet e naftës ranë, kështu që të premten çmimi i një fuçie në tregun e Londrës ra nën nivelin e 100 dollarëve, për shkak se u përhap frika se sanksionet kundër Rusisë për sulmin ndaj Ukrainës do të përfshinin edhe naftën dhe gazin rus. Në fakt, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, vendosi sanksione ndaj Rusisë, të cilat pengojnë transaksionet e saj në valuta kryesore të huaja, ndërsa në shë[njestër u gjetën bankat dhe kompanitë shtetërore.

Sanksione kundër Moskën kanë vendosur edhe Mbretëria e Bashkuar, Japonia, Kanadaja, Australia dhe Bashkimi Evropian, por nafta dhe gazi rus nuk do të preken drejtpërdrejt nga sanksionet. Rusia naftën e saj të papërpunuar ua shet  kyresisht rafinerive evropiane dhe nhëherësh është furnizuesi më i madh i gazit natyror në Evropë, duke siguruar në total rreth 35 për qind të furnizimeve.

“Duket se politikanët evropianë dhe amerikanë tani për tani  po përmbahen nga sanksionet kundër Rusisë në sektorin e energjisë, sepse kjo do të dëmtonte Evropën po aq sa edhe Rusinë, në mos edhe më tepër,’- tha Bjarne Schieldrop nga SEB.

Frika nga çrregullimet në furnizim me naftë u zbut edhe pas mesazhit të Bidenit se Shtetet e Bashkuara po punojnë me vendet e tjera për lëshim të kombunuar në treg të  një sasie më të madhe  të naftës nga rezervat strategjike.

Analistët mbrojnë vlerësimin se çmimi i një fuçie në Londër ka të ngjarë të qëndrojë në nivelin prej rreth 100 dollarë, gjithnjë përderisa Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), kompani të caktuara  amerikane të naftës  ose Irani, për shembull, të ofrojnë një alternativë ndaj naftës ruse dhe të plasojnë në treg më shumë fuçi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani po negociojnë në mënyrë indirekte në Vjenë për ringjalljen e programit bërthamor të vitit 2015 dhe një marrëveshje mund të rezultojë me heqjen e sanksioneve për shitjen e naftës iraniane.

Por prodhuesit e mbledhur në OPEC dhe aleatët e tyre aktualisht nuk  po tregojnë gatishmëri për të rritur prodhimin në muajin prill me më shumë se 400.000 fuçi të rëna dakord brenda dite, pavarësisht rritjes së çmimeve mbi 100 dollarë, thanë burimet e OPEC +. Ky grupim anëtar i të cilit është edhe Rusia, do të rishqyrtojë politikën e tij të prodhimit në një takim të planifikuar për të mërkurën e ardhshme.

Analistët paralajmërojnë gjithashtu edhe presionin inflator në ekonominë botërore të krijuar nga çmimi i një fuçie prej 100 dollarësh.

Rritja e inflacionit mund të detyrojë bankat qendrore të shtrëngojnë politikën monetare që do të ngadalësonte rritjen e ekonomisë globale dhe konform kësaj edhe kërkesën për naftë.

Të fundit