E premte, 19 Gusht, 2022

Tronditet Rendi Botnor. Europa në luftë?

Shkruan: Halil Matoshi

 

1.
Na që e kemi përjetu luftën dhe i njohim tmerret e saj, jemi të mërzitun sepse na ringjallen pamjet që truni i refuzon.
Historia u rikthy, ajo po ‘luron!
Porse, na duhet të ngritemi në kambë dhe të manifestojmë mbëshretjen tonë pa u luhatë, për demokracinë dhe lirinë, kudo që ajo cënohet.
Në nji botë ku Putinët e bajnë ligjin, jetesa asht e pavlerë.
Na kemi besu që demokracia asht në epokën kur nuk ka ma anmiq, por paranojaku Vladimir Putin na e përplasi për fytyre.
Ai sot mishnon anmikun nr.1 të lirisë dhe Perëndimi duhet të unifikohet kundër tij.
Në forcë dhe në kujdes!
Sanksionet nuk mjaftojnë.

2.
Invazioni në Ukrainë nuk ka me qenë operacion i kufizuet i tij.
Ambiciet e sotme të Putinit, Europa i ka pa dje, tek egoja e sëmurë e Adolf Hitlerit, i cili u ngazëlly me pushtimin e Polonisë dhe mësyu Francën!
Putini duhet ndalë sot!
Amerikës po get, po i duhet me e shpëtu Europën e çakordueme, për të tretën herë që nga zbarkimi në Normandi!?

3.
Fqinji ynë verior, Serbia ende nuk po flet. Por shpejt ka me u detyru me marrë anë. Vucic asht i frikësuem dhe ka arsye të forta.
Kjo asht luftë vlerash dhe nuk ka ma edhe me BE edhe me Rusinë!?

4.
Edhe në Kosovë përfundou epoka e komoditetetit, aerogancës së pushtetit dhe llomotitjeve në Kuvend, Presidencë e Qeveri kundër kundërshtarëve politik, madje tue fabriku anmiq të paqenë!?
Këtu dhe tash duhet me nis me vepru shteti serioz, përball cënimit të Rendit Botnor.
Kosova për çdo gja – qoftë edhe çfarë zyrtarët e saj duhet me folë në publik – duhet me e konsultu Washingtonin zyrtar dhe me i koordinu ngusht të gjitha veprimet.

Të fundit