E premte, 19 Gusht, 2022

NATO për Klan Kosova: Do të bëjmë çmos për t’i mbrojtur aleatët tanë

Në orët e para të mëngjesit Rusia ka nisur sulmet ushtarake mbi Ukrainën.

Lidhur me këto zhvillime Klan Kosova ka pyetur në Aleancën Veriatlantike se a do të mund të rrezikohej edhe Kosova nga këto sulme.

Në një përgjigje të NATO-s për Klankosova.tv bëhet i qartë qëndrimi i sekretarit të organizatës më të madhe ushtarake në botë.

Sekretari Jens Stoltenberg, në deklarimin e tij pas sulmeve kishte thënë se NATO do të bëj çmos për të mbrojtur aleatët e saj.

“NATO do të bëjë gjithçka që duhet për të mbrojtur të gjithë aleatët”.

Stoltenberg e dënon sulmin mbi Ukrainën dhe i bën thirrje Rusisë që ta ndalojë.

Ai shtoi se ky sulm përbën një kërcënim serioz për sigurinë euroatlantike.

“Kjo është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar dhe një kërcënim serioz për sigurinë euroatlantike. I bëj thirrje Rusisë që të ndërpresë menjëherë veprimet e saj ushtarake dhe të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Aleatët e NATO-s do të takohen për të adresuar pasojat e veprimeve agresive të Rusisë”.

Numri një i NATO-s ndër të tjera tha se Rusia ka zgjedhur agresionin kundër një vendi të pavarur dhe se kjo mund të rrezikojë shumë jetë të civilëve.

“Unë e dënoj fuqishëm sulmin e pamatur dhe të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës, i cili vë në rrezik jetë të panumërta civilësh. Edhe një herë, pavarësisht paralajmërimeve tona të përsëritura dhe përpjekjeve të palodhura për t’u angazhuar në diplomaci, Rusia ka zgjedhur rrugën e agresionit kundër një vendi sovran dhe të pavarur”.

Deri më tani si pasojë e sulmeve raportohet të kenë vdekur shtatë persona.

Të fundit