E martë, 16 Gusht, 2022

Mbretëria e Bashkuar vendos sanksionet e para ndaj Rusisë, ja kush e pëson

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pas vendimit të Putin për të njohur rajonet separatiste.

Kryeministri Boris Johnson deklaroi se pesë banka ruse dhe tre individë të pasur, do t’u nënshtrohen sanksioneve.

Asetet që ata mbajnë në Mbretërinë e Bashkuar do të ngrijnë dhe këtyre individëve, do t’ju ndalohet hyrja në MB.

Sipas Johnson, këto janë sanksionet e para që do të vendosen. Ai paralajmëron sanksione të tjera, nëse Putin shkon më tej.

Sipas Johnson 44 milionë njerëz në Ukrainë, rrezikojnë të përfshihen në një luftë.

Mbrëmjen e djeshme, Presidenti Putin njohu rajonet separatiste dhe urdhëroi hyrjen e trupave ruse në territorin e Ukrainës.

Perëndimi ka nisur një ofensivë sanksionesh pas këtyre veprimeve./TPZ.al

Të fundit