E martë, 16 Gusht, 2022

MAQEDONIA E VERIUT – TARGET NË LUFTËN KIBERNETIKE

Shkruan: Valmisa Novi

Ngjarjet në dhe rreth Ukrainës kanë për bazë luftën me sundimin e botës së informacionit. Jo rrallë herë përmendet se informacioni është pushtet. Në një shoqëri jo të edukuar mediatikisht pushtet ka dhe disinformacioni, sidomos kur ky i fundit është pjesë e një propagande të organizuar për avancimin e një agjende të caktuar.

Faton Murseli

“Nuk e di se me ç’armë do të luftohet Lufta e Tretë Botërore, por Lufta e Katërt Botërore do të zhvillohet me shkopinj dhe gurë”. Këtë e ka thënë gjeniu Albert Ajnshtajn. Por ai duket se e ka pasur të pamundur të imagjinojë një ndër metodat e luftës moderne: lufta kibernetike.

Sipas mendimit të ekspertit të fushës së komunikimit, socio-politologut, njëherazi edhe profesorit universitar, Faton Murseli, shumica e “luftërave” të sotme janë inteligjente, e që zhvillohen përmes mediave të reja, siç po zhvillohet konflikti Rusi-Ukrainë.

“Në pasqyrimet e rrejshme që i bëhen konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, e që deri më sot është vetëm një luftë kibernetike, tentohen ndoshta të arrihen qëllime të tjera si ekonomike, politike, apo edhe kulturore”, tha për KDP Murseli.

Është pikërisht ky konflikt i cili solli edhe njëhërë në vëmendje  rrjetin e sofistikuar propagandistik të Kremilit në Ballkan, ku materialet mediatike ruse janë më se të mirëpritura. Mjafton të kujtojmë “outletin” mediatik  Sputnik, i cili operon në Serbi, por që është themeluar pikërsisht nga Rusia.

Gjatë analizës përmbajtësore të bërë përgjatë tre muajve të parë të vitit që lamë pas, nga Friedrich Naumann Foundation for Freedom, në materialet e publikuara nga ky outlet, Rusia dhe çështjet rreth Rusisë përmbënin mbi 30% të përmbajtes, duke mos ndjekur një shembull të gazetarisë klasike, ku vihet re një mungesë e një ndarjeje mes lajmit dhe komentit si zhaner gazetaresk. Përzgjedhja e burimeve bëhet në mënyrë selektive, pa patur interes në grumbullimin e informacionit të detajuar dhe të paanshëm. Sipas këtij fondacioni, ky lloj raportimi është bërë me qëllim për të dokumentuar dhe provuar se pikëpamjet e Rusisë ndaj botës janë të drejta. Një propagandë e tillë ka rezultuar e suksesshme pasiqë dihet fryma pro-Ruse që karakterizon në Serbi.

Ky sukses, sipas ekspertëve, mund t’i atribuohet deri diku mungesës së një kulture mediatike të pjesës më të madhe të vendeve ballkanike, përfshirë këtu edhe shoqërine tonë.

Socio-politologu Murseli e cilëson edukimin mediatik si një imperativ të kohës, duke propozuar përfshirjen e kësaj lënde në kurrikulat shkollore. Sipas tij, është e nevojshme që opinioni të mbrohet nga përmbajtjet jo të verifikuara të cilat u serviren opinionit pa u vërtetuar burimi i informacionit dhe as media ku plasohet informacioni.

“Të gjendur në mes të një lufte informacionesh, e vërteta e ka shumë të vështirë të triumfojë në këtë multi-dimensionalisim të sferës publike, sepse e pavërteta është shumë më e shpeshtë, nga që për të nuk nevojitet ndonjë profesionalizim i veçantë”, thekson më tej Murseli.

Me rritjen e vetëdijes mediatike, lexuesi do të jetë në gjendje të bëj dallimin mes mediave të cilat na ofrojnë lajme të bazuara në informacione të verifikueshme ndaj mediave që ofrojnë lajme të rrejshme duke bërë një kategorizim të tyre.

Po çfarë mund të bëjmë në rastin kur shteti përpiqet të na e shesë atë që në gjuhën populluore thuhet “sapunin për djath”?

Të fundit