E mërkurë, 17 Gusht, 2022

AHMETI PAS PRISHTINËS VIZITON EDHE TIRANËN

Një delegacion i Bashkimit Demokratik, përkatësisht i përfaqësuesve të këtij subjekti në ekzekutiv, në krye me kryetarin Ali Ahmeti, do të vizitojë këtë javë Tiranën, – mëson KDP nga burime të larta të kësaj partie.

‘Thellimi i bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, me theks të veçantë mbi rrumbullakimin e korridorit të tetë trans-ballkanik, zhvillimet në rajon dhe ngjarjet në Ukrainë e reflketimi i tyre në Ballkanin Perendimor, pritet të jenë në qendër të vëmendjes së bisedimeve  me kryeministrin Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij”, i tha KDP-së një zyrtar i lartë i BDI-së, duke saktësuar se për vizitën janë në dijeni edhe partnerët e koalicionit qeverisës.

Bëhet e ditur se delegacioni do të jetë përafërsisht i të njëjtit format që fund-muajin e kaluar qëndroi në Prishtinë i përbërë nga ministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë në administratën qendrore, si: Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, ministrat Fatmir Besimi, Bujar Osmani, Jeton Shaqiri, Kreshnik Bekteshi, Naser Nuredini dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore, Ejup Rustemi.

Rrumbullakimi i “Unazës së Kombit”, një projekt infrastrukturor i shtyrë drejt zbatimit nga Ahmeti, pritet të jetë temëë boshte edhe në takimet e Tiranës.

Ndryshe, gjatë vizitës në Prishtinë më 29 janar të këtij viti, Ahmeti dhe Kurti kanë diskutuar për projektet infrastrukturore që janë si parakusht të zhvillimit ekonomik rajonal, si rruga Tetovë – Prizren, autostrada Prishtinë – Shkup, Rruga e Arbërit dhe Korridori 8.

Kurti dhe Ahmeti kanë diskutuar për lidhjen e dy autostradave Prishtinë – Bllacë – Shkup, projekt ky me shumë prioritet për të dy palët e që pritet të përfundojë së shpejti.

Ahmeti dhe Kurti gjithashtu dakordësuan hapat intensiv rreth menaxhimit të përbashkët të kufijve dhe prezantimit të përbashkët të kapaciteteve turistike midis Kodrës së Diellit dhe Brezovicës, etj.

 

Të fundit