E premte, 19 Gusht, 2022

Njohja e pavarësisë së rajoneve separatiste në Rusi, Shqipëria dënonon vendimin e Putin

Pas vendimit të Vladimir Putin për të njohur pavarësinë e rajonit të Donetskut dhe Luhanskut në Ukrainën lindore, kanë nisur reagimet e para ndërkombëtare kundër këtij vendimi. Mes tyre është renditur edhe Shqipëria. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë një deklaratë të shkurtër.

“Shqipëria dënon njohjen e pavarësisë nga Rusia, të rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk. Kjo është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut si dhe cënim i intregriteti territorial dhe pavarësisë së Ukrainës. Shqipëria qëndron krah aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, në mbështetje të Ukrainës”, thuhet në deklaratën e MPJ.

Vendimi i Vladimir Putin është praktikisht një shpallje lufte ndaj Ukrainës dhe vendosmëri për t’i shkuar pushtimit të këtij shteti deri në fund.  ©LAPSI.al

Të fundit