E premte, 19 Gusht, 2022

ALARMOHET PERËNDIMI: UKRAINA PARA LUFTËS SHKATËRRUESE, DERI TË ENJTEN RUSIA PUSHTON KIEVIN

Rusia do të pushtojë në ditët në vazhdim Ukrainën, kurse deri të enjten pritet ta marrë edhe kryeqytetin Kiev. Të gjithë shtetasit perëndimorë janë lajmëruar ta lëshojnë më shpejt Ukrainën pasi priten luftime që mund të kenë për pasojë humbje të jetëve njerëzore, përcjell KDP.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se është “i bindur” se Vladimir Putin i Rusisë ka marrë një vendim për të pushtuar Ukrainën, duke paralajmëruar Moskën kundër fillimit të asaj që ai e quajti një “luftë të zgjedhjes” që do të ishte katastrofike.

Por presidenti amerikan tha se dera për diplomacinë mbetet e hapur. Derisa të shpërthejë lufta, “diplomacia është gjithmonë një mundësi”, u tha Biden gazetarëve të premten.

Ndërkohë, zyrtari i lartë i sigurisë i Ukrainës, Oleksiy Danilov, akuzoi Rusinë për organizimin e provokimeve në Ukrainën lindore të goditur nga konflikti në përpjekje për të provokuar ushtrinë e Ukrainës që të përgjigjet, por shtoi se Kievi do t’i përmbahet mënyrave paqësore për të zbutur krizën.

Danilov tha të premten Ukraina nuk kishte plane për të rimarrë me forcë territoret e kontrolluara nga separatistët, duke shtuar se një pushtim i plotë rus i Ukrainës nuk ka gjasa.

Më herët, udhëheqësit separatistë të mbështetur nga Moska në Ukrainën lindore njoftuan se do të evakuojnë civilët në Rusi pasi frika për një përshkallëzim të konsiderueshëm të luftimeve rritet.

Të fundit