E premte, 19 Gusht, 2022

Mbretëresha e malësorëve shqiptarë

DURHAM, ADHURUESJA E NJË KOMBI TË LASHTË…
Britanikja Mary Edith Durham-artiste, udhëtare, shkrimtare, e cila u bë e famshme për studimet e saj antropologjike të jetës shqiptare në fillim të shekullit të 20-të. Edith Durham ishte më me e madhja e tetë fëmijëve. Ajo pati një rini tepër të lodhshme; kur i ati i vdiq, Edithit iu desh të kujdesej për gjithë familjen, ndërsa merrej me vetë-arsimim dhe zhvillonte talentin si piktore – Kur ishte 25 vjeç, punimet e saj u bënë pjesë e muzeut të Historisë Natyrore në Kembrixh. Më 1913, shëndeti i saj u dobësua, dhe mjeku i rekomandoi pushim, larg halleve ditore. Kështu, Edith Durham u nis nga Londra në Trieste, në Kotor, në brigjet e Dalmacisë, dhe pastaj me rrugë tokësore në Mal të Zi. Ky ishte kontakti i parë me Ballkanin, që do të mbushte pjesën në vazhdim të jetës së saj.
Mary Edith Durham udhëtoi gjerësisht në Ballkan gjatë 20 viteve të ardhshme, duke u përqendruar veçanërisht në Shqipëri, atëherë një nga zonat më të panjohura dhe më të pazhvilluara të Evropës. Durham punoi për shumë organizata ndihmash, skicoi, pikturoi e shkroi, duke mbledhur artin dhe folklorin shqiptar.
Puna e saj ishte e një rëndësie të mirëfilltë antropologjike dhe për këtë arsye, Edith Durham u pranua anëtare e Institutit Antropologjik Mbretëror Britanik. Por ishin edhe shkrimet e saj që i dhanë asaj famën e veçantë. Ajo shkroi shtatë libra mbi çështjet e Ballkanit, nga të cilët “High Albania” (1909 ) është më i njohuri, dhe që ende vazhdon të konsiderohet nga të huajt si libër-udhëzues për të njohur dhe kuptuar zakonet e malësisë së veriut.
Edhe pse sitet me piktograme dhe petroglife u zbuluan nga studiuesit shqiptarë në mesin e gjysmës së dytë të shek. XX, ishte Miss Edith Durham që për herë të parë, i zbuloi, i vlerësoi, dhe i regjistroi elementët e trashëgimisë së kulturave prehistorike në Trashëgiminë Kulturore Jomaterile Shqiptare në fillimet e shek. XX.
Duke lexuar dhe parë librin e Edith Durhamit “Shqipëria e Epërme”, të krijohet ideja se ardhja e saj në Shqipëri nuk ishte thjesht një kuriozitet apo një aventurë shkencore e tipit “britanik”. Mund të themi se ardhja e saj në Shqipëri dhe Ballkan ka pasur edhe një motiv tjetër. Sa herë që krahasojmë ilirët me keltët, skocezët apo edhe piktët, vëmë re shumë analogji midis kulturës dhe historisë së këtyre popujve të cilët në periudha të caktuara bashkëjetuan ndoshta deri në asimilim të njëri tjetrit.
Siç e përshkruan dhe vetë ajo në librin e saj, Shqipëria, ishte një ndër vendet e rralla në botë ku mund të gjeje në fillimin e shek të XX-të shumë material në lidhje me traditat zakonet dhe artet e harruara në Europë. Për të Shqipëria ishte vendi ku ajo gjeti “Të shkuarën e gjallë”.
Në këtë vend të izoluar dhe “të prapambetur”, çdo studiues i kategorisë së Durhamit, mund të gjente shumë përgjigje jo vetëm për Historinë e Ballkanit dhe të Shqipërisë, por edhe për traditat e shumë popujve të tjerë të qytetëruar, të cilët traditat e tyre tashmë me shumë mundim
Nga ana e tyre, shqiptarët e vlerësojnë lart Edith Durhamin, duke i dhënë asaj emrin “Mbretëresha e Malësorëve”. Asdreni i përkushtoi asaj një vëllim poetik, ndërsa, kur Durham vdiq më 1944, mbreti Zog në mërgim u shpreh: “Ajo na dha zemrën e saj dhe u bë zë në veshin e malësorëve tanë”. Në vitet sundimit komunist (veçanërisht gjatë marrëdhënieve shumë të ngushta shqiptaro – jugosllave), emri i M. Edith Durhamit u la në heshtje, u përbuz, u ndalua. Në vitin 2004, presidenti Alfred Moisiu e cilësoi Edith Durhamin si një prej personaliteteve më të shquara të botës shqiptare gjatë shekullit XX./ Hejza
May be an image of 1 person

Të fundit