E diel, 22 Maj, 2022

DRITË E MEKUR NË FUND TÊ TUNELIT

Ky prolud i relaksimit të marrëdhênieve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut jep shpesë se më në fund do të gjendet një zgjidhje për të kaluar kështu nga tuneli i errët i tranzicionit tipik ballkanik nê një hapësirë tjetër standardesh qê i nënkupton BE. Sinjalet janë dhënë ndërkohë qê tashmë kemi një qasje tjetër, e cila mund të sjellë rezultate për gjithë qytetarët. Rruga e dialogut, e vendimeve dhe gjetjes së zgjidhjes është e vështirë dhe kërkon vullnet, energji dhe kompromise. E kundërta e kësaj rrugë nënkupton tunelin e errët me shumë të panjohura, nënkupton vendnumërimin në ishullin e izoluar të moszhvillimit dhe depresionit për të gjithë.

Shkruan: Bardhyl Zaimi

Dialogu mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për të tejkaluar situatën e ngrirë paraprake duket se ka fituar një impuls të ri. Vizita e kryeministrit bullgar Kiril Petkov në Shkup dhe paralajmërimi për mbajtjen e mbledhjes ndërqeveritare më 25 janar janë sinjale për një qasje të re në marrëdhëniet mes dy vendeve, që tashmë në fokus kanë marrëdhëniet ekonomike, por gjithsesi në sfond mbeten çështjet historike dhe identitare.
Nuk kanë munguar brenda kësaj kohe proncimet optimiste për një bashkëpunim më të hapur dhe më realist mes dy vendeve. Duket se po shfaqet në horizont një qasje tjetër më bashkëpunuese, qê me gjasë kërkon njê relaksim raportesh pas pozicioneve të forta, të shprehura nga “istikamet” e një qasjeje tê ngurtë paraprake.
Analistë të vëmendshëm tashmê e kanë theksuar këtë impuls të ri që vjen nga ana e dy kryeministrave të rinj të dy vendeve, Petkov dhe Kovaçevski. Të dy kryeministrat kanë shfaqur gatishmëri për bashkëpunim duke e zhvendosur fokusin në tema ekonomike dhe raporte tjera konkrete. Duket si një prelud për t’u futur në një kohë tjetër marrëdhëniesh mes Bullgarisë dhe Maqedonisë sê Veriut, që në perspektivë ka gjetjen e një zgjidhjeje, e cila do t’i mundësonte Maqedonisë së Veriut fillimin zyrtar të bisedimeve për anëtarësim në BE.
Analistë të vëmendshëm, gjithashtu kanë theksuar se nuk do të ketë një zgjidhje të shpejtë dhe se çështjet e hapura identitare akoma do të rëndojnë edhe mbi dy kryeministrat e rinj. Tani për tani po problematizohet përfshirja e qytetarëve bullgarë në kushtetutê, që duket se për kryeministrin e ri, Dinitar Kovaçevski nuk paraqet provlem. Ai ka shfaqur gatishmëri, por ka theksuar kjo përfshirje kërkon kohë dhe kncensus në parlament.
Edhe për partnerin shqiprar të koalicionit përfshirja e bullgarêve në kushtetutê nuk paraqet problem. “Nuk do t’i ndodh asgjë e keqe shtetit nëse ne e pranojmë pakicën bullgare si kategori kushtetuese”, ka theksuar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit me kryeministrin bullgar Kiril Petkov .
Në horizont duket tashmë përfshirja e pakicës bullgare në kushtetutë si një parakusht për tê hequr veton Bullgaria fqinje. Me gjasë gjithë angazhimet e ardshme do të përqendrohen në këtë çështje, e cila mund të sigurojë zhbllokim të procesit dhe fillim të bisedimeve për aderim në BE.
Pas diskurseve acaruese të pranishme gjatë periudhës së kaluar tashme kemi një moment të ri që po performohet me një qasje të re më të relaksuar. Kuptohet se do të jetë një proces i vështirë me shumë përdredhje politike në skenën e të dy vendeve.
Për Maqedinoninë e Veriut mbetet jetike gjetja e një zgjidhjeje, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të shpresojë në zhbllokimin e procesit të anëtarësimit në BE. Të gjitha partitê politike kanë shfaqur orientimin e tyre për donosdoshmërinë e zhbllokimit të rrugës drejt BE. Qytetarët ndërkohë shpresojnë se me fillimin e bisedime do t’i jepet fund tranzicionit të dhimbshëm qê ka prodhuar qindra anomali në zhvillimin ekonomik, në mirëqenien e tyre.
Ky prolud relaksimi jep shpesë se më në fund do të gjendet një zgjidhje për të kaluar kështu nga tuneli i errët i tranzicionit tipik ballkanik nê një hapësirë tjetër standardesh qê i nënkupton BE. Sinjalet janë dhënë ndërkohë qê tashmë kemi një qasje tjetër, e cila mund të sjellë rezultate të pritshme për gjithë qytetarët. Rruga e dialogut, e vendimeve dhe gjetjes së zgjidhjes është e vështirë dhe e mbase edhe dhimbshme. E kundërta e kësaj rrugë nënkupton tunelin e errët me shumë të panjohura, nënkupton vendnumërimin në ishullin e izoluar të moszhvillimit dhe depresionit për të gjithë.

Të fundit