E diel, 22 Maj, 2022

KËTO JANË NJERËZIT NGA TË CILËT DO TË DUHET TË KËRKOHET LLOGARI PËR TË (PA)BËRAT

Pritjet nga qeveria e re janë të vjetra: zgjidhja e problemit me Bullgarinë, nisja e negociatave për anëtarësim në BE, menaxhim i mirë me pandeminë, zbutjen e goditjes nga rritja e çmimeve, përmirësimi i standardit jetësor, departizimi i administratës, shëndetësisë, arsimit…

Sa do të arrijë t’i realizojë këto objektiva? Opozita është skeptike. Thotë se është një qeveri e kontrolluar nga Zoran Zaev. Qarqet pro-qeveritare thonë se kryeministri i ri Dimitar Kovaçevski do të befasojë, për të mirë. Shqiptarët, ndërkaq, kanë një pushtet goxha të madh. Kjo u sjell një përgjegjësi edhe më të madhe, sidomos kur bëhet fjalë për zhvillimin e barabartë rajonal, ku rajonet me shumicë etnike shqiptare janë më të pazhvilluara në nivel shteti.

KDP ju sjell përbërjen e plotë të qeverisë, nga të cilët do të duhet të kërkohet llogari për të (pa)bërat:

1.Dimitar Kovaçevski – Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut

2. Artan Grubi – Nënkryetar i Parë dhe Ministër për Sistemin Politik dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Komunitetesh

3. Sllavica Grkovska – Zëvendëskryeministre përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë

4. Fatmir Bytiqi – Zëvendëskryeministër i ngarkuar për çështjet ekonomike, koordinimin e departamenteve ekonomike dhe investimeve

5. Bojan Mariçiq – Zëvendës President për Çështje Evropiane

6. Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme

7. Slavjanka Petrovska – Ministre e Mbrojtjes

8. Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme

9. Nikolla Tupançeski – Ministër i Drejtësisë

10. Fatmir Besimi – Ministër i Financave

11. Kreshnik Bekteshi – Ministër i Ekonomisë

12. Ljupçoo Nikolovski – Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave

13. Bekim Sali – Ministër i Shëndetësisë

14. Jeton Shaqiri – Ministër i Arsimit dhe Shkencës

15. Jovana Trençevska – Ministre e Punës dhe Politikës Sociale

16. Goran Milevski – Ministër i Vetëqeverisjes Lokale

17. Bisera Kostadinovska Stojçevska – Ministre e Kulturës

18. Blagoj Boçvarski – Ministër i Transportit dhe Lidhjeve

19. Naser Nuredini – Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

20. Admir Aliti – Ministër i Shoqërisë Informative dhe Administratës

21. Xhemail Çupi – Ministër pa portofol i ngarkuar për Diasporën

Të fundit