E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

VAZHDON RRITJA E NUMRIT TË RASTEVE ME COVID-19, SOT 518 POZITIVË DHE 4 TË VDEKUR

Vazhdon rritja eksponenciale e rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut. Sipas statistikave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 5,809 teste dhe 518 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në:
• Shkup – 179
• Tetovë – 96
• Gostivar – 65
• Kumanovë – 35
• Kërçovë – 29
• Strugë- 20
• Manastir – 14
• Ohër dhe Strumicë – nga 11
• Dibër – 10
• Kavadar – 7
• Veles – 6
• Koçanë – 5
• Prilep dhe Berovë – nga 4
• Shtip, Vinicë dhe Makedonski Brod – nga 3
• Gjevgjeli, Resnje, Radovish, Dellçevë dhe Pehçevë – nga 2
• Kriva Pallankë, Probishtip dhe Demir Kapija – nga 1.

Janë regjistruar 4 persona që kanë ndërruar jetë: 2 nga Shkupi (71 dhe 88 vjeç), një nga Tetova (75 vjeç) dhe Dibra (67 vjeç).

Janë regjistruar 31 pacientë të rikuperuar:
• Shkup – 13
• Kumanovë – 6
• Gostivar – 5
• Tetovë – 4
• Strumicë – 2
• Manastir – 1.

Deri më tani, janë kryer gjithsej 1,028,102 teste të Covid-19 në vend. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 158,681, numri i pacientëve të rikuperuar është 150,587, numri i të vdekurve është 5,513, dhe numri i rasteve aktive është 2,581

Të fundit